Nga aleanca e Skënderbeut te Mbretëresha Geraldinë/ Presidenti Meta: Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Hungarisë kanë rrënjë të forta








Presidenti i Ilir Meta vë në dukje marrëdhëniet e shkëlqyera të miqësisë mes Shqipërisë dhe Hungarisë, duke përmendur aleancat e heronjve tanë Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe Janosh Huniadi, si dhe Mbretëreshën Geraldinë. 

meta 2

Përmes një postimi në “Facebook” kreu i shtetit thotë se: “100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Hungarinë, vitin e ardhshëm, do ta kremtojmë me të gjithë madhështinë, që meriton lidhja kaq e fortë mes dy popujve tanë“.

Mesazhet vijnë në një kohë kur presidenti Ilir Meta po zhvillon një vizitë zyrtare në Hungari, ku është takuar me kryeministrin dhe presidentin e vendit.

Postimi i plotë i Ilir Metës

Marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore, historike dhe tradicionale mes Shqipërisë dhe Hungarisë kanë rrënjë të forta, sepse u zhvilluan dhe u thelluan nga aleanca strategjike mes Heronjve tanë, Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe Janosh Huniadi, për të vazhduar më pas me ndihmën e çmuar hungareze për krijimin e shtetit modern shqiptar më 1912 dhe deri në kohët e sotme, kur Hungaria qartësisht është një mbështetëse e palëkundur e integrimit europian të Shqipërisë.

Por në të gjitha takimet e mia në Budapest, nuk mund të mos theksoja se marrëdhëniet mes dy popujve tanë fituan një shkëlqim të veçantë dhe tepër domethënës kur vendi ynë pati fatin e madh të kishte për Mbretëreshë, “Trëndafilin e bardhë të Hungarisë”, shumë të dashurën dhe të paharruarën Geraldine Appony, e cila gjithë jetën e saj ja dedikoi Shqipërisë, begatisë, përparimit dhe europianizimit të plotë të saj, me dashuri dhe besnikëri të përjetshme.

Mbështetur mbi këtë trashëgimi kaq të vyer, jam i bindur se 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Hungarinë, vitin e ardhshëm, do ta kremtojmë me të gjithë madhështinë, që meriton lidhja kaq e fortë mes dy popujve tanë.

meta 3 meta 4

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.