Nga ambicia për një mandat të tretë, tek raportet me kryeministrin Rama, përgjigjet Veliaj: Në zgjedhjet e fundit u afruam më shumë! Nëse PS më jep besimin…





Kryebashkiaku Erion Veliaj është i gatshëm të kandidojë për një mandat të tretë në krye të bashkisë së Tiranës, nëse këtë ia beson Partia Socialiste.

rama veliaj

Ai ka deklaruar se ka filluar të mendojë se çfarë mund të bëjë në një mandat të tretë, ndërsa shprehet se do të punonte me aq pasion sa në dy mandatet e tjera.

Në një intervistë në emisionin “Real Story” në News24, Veliaj ka folur edhe për raportet me kryeministrin Edi Rama, për të cilat thotë se janë speciale.

Veliaj shprehet se bashkë me Ramën janë bashkudhëtarë dhe se në zgjedhjet e fundit parlamentare janë afruar më shumë me njëri tjetrin.

Pjesë nga intervista

Pyetje: Do të kandidoni për një mandat të tretë?

Erion Veliaj: Nëse PS ma jep besimin dhe tashmë kam filluar të mendoj se çfarë mund të jenë gjërat që mund të bëjmë në një mandat të tretë, do ta bëja me shumë pasion dhe kënaqësi si këto dy mandate.

Pyetje: Ky mandat i tretë dikush mund të thotë se më tepër sesa shpërblim mund të jetë ndëshkim nga Rama?

Erion Veliaj: Nuk e di çfarë thonë njerëzit, por nuk e di a kanë dy njerëz politik, një raport me special seç kam unë me Ramën. Në këto zgjedhje u afruam edhe më shumë.  Kishim kontakte më të shpeshtë për shumë vendime që duhet të merrnin, strategjia na funksionoi, ne shkuam nga 200 mijë në 227 mijë vota në Tiranë. Pra jemi rrufitur 13 përqind. Kështu që nëse siç Saliu mundohet me këtë diversionin, që shpresa e tyre e fundit që unë dhe Rama të kemi një konflikt që të kthehet prapë epoka e gjumit në Tiranë, janë të pashpresë. Unë me Ramën jemi bashkudhëtarë dhe në këto 16 vjet nuk ka një ditë që mos kemi komunikuar.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *