Nga ana psikologjike te lojtarët kyç / Interi ka në dorë fatet e titullit, ja kartat e Inzagit









Interi është rikthyer padron i fatit të vet me vetëm dy pikë larg kreut e me një ndeshje më pak dhe tani ajo që duhet të bëjë është të shfrytëzojë momentin për të mos u ndalur më.

inzagi

Gjendja psikologjike, ajo fizike dhe lojtarët kyçë të skuadrës janë armët që Inzagi ka shfrytëzuar jo vetëm për dy fitoret e fundit, por mbi të gjitha ato që do të shfrytëzojë për t’i dhënë vazhdimësi sezonit.

MENDJA – “Gjendja psikologjike ishte e rënduar, sepse rezultatet nuk po vinin”, u shpreh vetë Inzagi pas sfidës me Veronën, por tani Interi është zhbllokuar.

Nevojitej të gjendej fjalëkalimi për të çliruar mendjen e lojtarëve për të shkuar te mbrëmja e fitores dhe Interi u tregua i zoti për ta gjetur atë pikërisht ndaj Juves, duke e dyfishuar kështu efektin e fitores.

Kundër Veronës ekipi zbriti në fushë me të njëjtën lehtësi që bënte në fazën e parë dhe, me sa duket, kjo është meritë e Inzagit që ka ditur të prekë telat e duhur.

Tudor, trajneri i Veronës, tha: “Interi arriti gjithmonë i pari në topat e dytë”, një shenjë kjo e përqendrimit dhe motivimit që kishin zikaltrit për të fituar ndeshjen.

Interi sot beson më shumë se kurrë dhe fjalëkalimi në fund rezultoi të ishte i pandryshuar: 20, ylli i dytë në fanellë. Tani ajo që ngelet është t’i jepet vazhdimësi kësaj qasjeje ndaj ndeshjeve.

FIZIKU – Interi është në gjendje të shkëlqyer fizike, pasi asnjëherë nuk e vuajti Juventusin dhe më pak akoma Veronën. Nuk bëhet fjalë për kilometra në total, sepse nëse krahasohen 114.3 kilometrat e Veronës janë inferiore ndaj 115.9 kilometrave të Fiorentinës, por zikaltrit tani vrapojnë më mirë.

Kjo, jo për shkak të përgatitjes atletike, por sepse më në fund skuadra është rikthyer të ketë një javë në dispozicion për të përgatitur ndeshjen, por që nuk do të zgjasë gjatë, sepse të premten nis turi i forcës me një ndeshje çdo 3 ditë.

Tani ama Interi duhet të tregojë që diçka ka arritur të mësojë gjatë kësaj kohe: menaxhimin e forcave, atë që nuk e ka treguar akoma.

LOJTARËT KYÇË – Inzagi mund t’i gëzohet organikës së plotë kur për finalen e sezonit do të ketë mundësinë të mbështetet te lojtarët e tij më të besuar.

Rikthimi i Brozoviçit nuk shkon më kot paralelisht me ringjalljen e Interit. Kroati siguron sasi, cilësi e gjeometri, kurse krah tij nuk mund të ishte dikush tjetër veç Nikolo Barelës që pasi ka lënë mbrapa një periudhe të vështirë, është rikthyer duke i dhënë kthjelltësi dhe personalitet skuadrës në dy ndeshjet e fundit.

Këto cilësi ama nuk kanë munguar asnjëherë te Milan Shkriniar, që është gjithmonë një mur në mbrojtje. Një siguri për Inzagin që po synon edhe një herë titullin falë bunkerit që ka krijuar mbrapa.

E që të tre, ndërsa po hyjmë në pikun e sezonit, e kanë të ndaluar pushimin, pasi fati i Interit kalon nga këmbët e tyre. Jo më kot pas forcës psikologjike dhe fizike, çdo gjë do të varet nga paraqitja e të treve.

Përgatiti: NISLI GJINI – PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.