Nga armik në “truprojën” e Mesit, historia e çmendur e Serxho Ramosit










“Kush do ta kishte thënë eh?” Ky postim i bërë në ditën e prezantimit të Lionel Mesit te PSG-ja nga ana e Serxho Ramosit i thotë të gjitha vetë. Përmbledh në perfeksion ndjesinë e çuditshme të ribashkimit në Paris, tashmë si shokë skuadre, dy ish-kapitenët e Realit të Madridit dhe Barcelonës. Serxho Ramos dhe Lionel Mesi, dy armiq të betuar për gati 15 sezone, sivjet do ta gjejnë njëri-tjetrin në të njëjtin album fotosh, atë të klubit parisien. Dhe pikërisht kështu, kush do të kishte vënë bast për diçka të tillë në jetë?!

ramos mesi

Ndoshta askush, por kjo është e bukura e futbollit dhe akoma më shumë çmenduria e futbollit modern, i cili po lëviz në një mal me qindra milionë, falë të cilave arrin të bëjë “pajtojë” edhe dy persona që vështirë se e kanë pasur ndonjëherë mëshirë apo dashamirësi për njëri-tjetrin. Historia këtë verë nisi me të përbashkëtën se të dyja klubet ku ata bënin pjesë u treguan derën pas kërkesave ekonomike shumë të larta që dy kampionët donin për të rinovuar, ndonëse duke parë se si rrodhën gjërat dhe duke njohur disa prej prapaskenave, lotët më të sinqertë dukeshin ato të Ramosit kundrejt atyre të Mesit.

AKORDE TË MUNGUARA – Florentino Perez ka pasur gjithmonë një marrëdhënie konfliktuale me Ramosin dhe në momentin e parë që pati mundësinë, e hoqi qafe me shumë diplomaci. Presidenti i Realit bëri lojën e uljes së pagës, por kur qendërmbrojtësi spanjoll e pranoi, “bosi” ia tha pa u trembur se koha e tij për t’u menduar kishte përfunduar. Ndërkohë, në Barcelonë ndodhi e kundërta: Mesi dhe katalanasit e kishin gjetur akordin, por në momentin e firmës në “Kamp Nou”, argjentinasit i thanë se klubi duhet të tërhiqej pas, pasi nuk kishte para për të mbuluar shpenzimin për të. Dhe cila mbetej zgjidhja?

mesi ramos 1

Asnjëra, përveçse të gjithë drejt Parisit, me Mesin dhe Ramosin që do të kenë edhe një objektiv të përbashkët, fitoren e të pestës Ligë Kampionesh në karrierë. Serxho bëri poker europian brenda 5 fundit për të treguar se sa i nxehtë ka qenë barometri kur këta të dy ishin përballë njëri-tjetrit në Barcelona-Real. Filmi i tyre nis me një sukses 3-0 të Barcelonës në “Santiago Bernabeu”, ku tifozët madrilenë u çuan në këmbë për “armikun” Ronaldinjo, ndonëse në atë duel edhe adoleshenti Mesi bëri një paraqitje mjaft pozitive. Vitin e ardhshëm, në sezonin 2006- 2007 vjen shpërthimi i argjentinasit: tripletë personale ndaj Realit, në barazimin 3-3 të “Kamp Nout”, i cili mjaftonte për t’u rikthyer madrilenëve titullin kampion nën drejtimin e Fabio Kapelos.

mesi ramos

Më pas në stolin katalanas mbërrin Pep Guardiola dhe Lionel Mesi transformohet nga një talent në perëndi, duke i dhënë hov frustrimit të pakufijtë të Serxho Ramosit, i cili për vite me radhë ofroi ndaj fenomenit argjentinas një seri goditjeshviteve (2014-2018), ndërsa Leo e shpërndau atë në një periudhë më të gjatë, 2006-2015. Gjithsesi, mes këtyre periudhave ndërmjet këtyre dy futbollistëve ikonë janë parë përplasje epokale, sepse klasiket e Spanjës mes tyre, më shumë sesa spektakël, ishin lufta futbollistike, mes së cilave nuk mungonte asgjë: shqelma, bërryla, pështyma, hakmarrje, ofendime të rënda, kërcënime dhe gola me peshë.

44 PËRBALLJE – Serxho është 15 muaj më i madh sesa Leo, mars 1986 kundër qershorit 1987. Por mes viteve 2005 dhe 2020, të dy kanë sjellë në fushë 44 përballje (42 klasike dhe 2 sfida mes Spanjës dhe Argjentinës), me bilancin që flet për 19 fitore në favor të “Pleshtit” dhe 16 suksese të iberikasit. Leo ka shënuar 27 gola, Serxho 5, por akoma më shumë se kaq: Mesi 12 kartonë, Ramos 27 të verdhë dhe 5 të kuq. Dhe ndoshta mjafton kjo statistikë e në limitet e rregullave të lojës, ndoshta edhe më shumë se kaq. Serxho u përjashtua nga fusha në rastin e triumfit 5-0 në “Kamp Nou” të Barcelonës, në klasiken e parë të Zhoze Murinjos si trajner i Realit të Madridit (sezoni 2010-2011). Më shumë sesa arbitri, në atë ndeshje mitike, dyshja Ramos dhe Pepe meritonin arrestimin, më tepër sesa kartonët. Por për të vazhduar me historinë e shqelmave të Ramosit dhe gjithçka tjetër jo shumë sportive që spanjolli i ka bërë Mesit deri në vitin 2020, është më mirë që të lundrohet në “YouTube”, përndryshe për t’i kujtuar të gjithë ata do të nevojiteshin një seri romanësh me të paktën 600 faqe secili.

mesi ramos 3

SA SHUMË EPISODE – Por nëse kartonët e kuq, si për shembull edhe ai tjetri i Ramosit ndaj Mesit në 2016-ën mund të harrohen, janë fjalët e shfryra prej tyre ato që duket se dhembin më shumë sesa ato përplasje fizike. Në një klasike, Mesi ofendoi nga e ëma Ramosin: “E bën vetëm kur fiton ëëë”, ndonëse si përgjigje mori shumë ndërhyrje dhe një pështymë, edhe pse në Barcelonë fatmirësisht Leo kishte një truprojë si Pike, i cili mbulonte shpesh diferencën e centimetrave dhe muskujve që ekzistonin mes të dyve.

Diçka të tilla Pike për Mesin e bëri për 13 vite me radhë, por ironia e fatit deshi që tashmë armikun e tyre më të madh Serxho dhe Leo ta gjenin përballë në Paris, këtë herë duke mbrojtur ngjyrat e së njëjtës skuadër. Dhe, çfarë është më e bukura, ekzekutori Ramos nga ky sezon e në vazhdim do të jetë truproja më e besuar e Mesit… Një çmenduri apo siç postoi Serxho Ramosi: “Kush do ta kishte menduar këtë?!”

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *