Ditën e sotme është mbajtur seanca gjyqësore ndaj ish-Presidentit të SHBA Donald Trump, i cili përballet me 37 akuza.
Trump dhe ndihmësi i tij Walt Nauta fillimisht janë arrestuar e më pas kanë dalë para gjykatës ku u njohën me Akt padinë për akuzat federale në lidhje me dokumentet e klasifikuara të qeverisë të gjetura në Mar-a-Lago.
Ndërkohë që ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë ishte brenda gjykatës , turmat e mbështetësve u mblodhën jashtë godinës ndërsa thërrisnin: Ne e duam Donald Trump.
Ndërkohë, në lidhje me 37 akuzat me të cilat po përballet, Trump u deklarua i pafajshëm.
Ish-ndihmësi i Trumpit, Walt Nauta, i akuzuar po ashtu në këtë çështje, u paraqit gjithashtu në gjykatë.
Ashtu siç edhe pritej, pas përfundimit të seancës gjyqësore, Trump udhëtoi me avion drejt klubit të tij të golfit në Nju Xhersi, ku do të organizojë aktivitetin e parë për mbledhje fondesh për fushatën e tij elektorale për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “
Balkanweb” mjafton të klikoni:
Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
- “Çdo bisedë rreth çështjes duhet të kalojë përmes avokatëve”, Gjykatësi i kërkon Trump të mos e diskutojë çështjen me bashkë të pandehurin e tij
- I zotuar të luftojë akuzat dhe i angazhuar me fushatën, CNN: Trump do lihet i lirë nga gjykata, s’ka rrezik për largimin e tij
- Aktakuza ndaj Trump, Shtëpia e Bardhë mohon përfshirjen e Biden: Departamenti i Drejtësisë është i pavarur
- Seanca ndaj Trump, ish-presidenti amerikan deklarohet i pafajshëm para gjykatës
- “Ne e duam Donald Trump”, qindra mbështetës të ish-Presidentit mblidhen para gjykatës në Miami
- Trump në pranga për keqpërdorimin e dokumenteve të klasifikuara, ja çfarë pritet të ndodhë gjatë daljes në Gjykatë
- Arrestimi i Donald Trump reagon ashpër avokatja e ish-Presidentit: Këto ndodhin në vendet diktatoriale si Kuba dhe Venezuela
- President i SHBA-ve nga burgu? Media britanike: Arrestimi nuk e ndalon Trump të zgjidhet nga amerikanët
- “Një nga ditët më të trishta në historinë e vendit”, reagimi i fundit i Trump para arrestimit: Jemi një komb në rrënim!
- Akuza për zbulimin e sekreteve shtetërore, arrestohet Donald Trump dhe ndihmësi i tij
- “A mund t’i besohen Trump-it sekretet e SHBA?”/ CNN: Përballja e ish-presidentit me ligjin, moment i rëndë në historinë amerikane
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al