Nga ceremonia e pritjes tek konferenca e përbashkët/ Kryeministri Rama viziton nesër Kosovën, takon Albin Kurtin, zbardhet axhenda





ediramaalbinkurti

Kryeministri Edi Rama do të vizitojë ditën e nesërme Kosovën ku do të pritet në një ceremoni zyrtare nga homologu i tij Albin Kurti.

Mediat kosovare kanë publikuar axhendën e vizitës zyrtare e cila do të nisë në orën 08:50 me një ceremoni shtetërore në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Pas ceremonisë zyrtare të pritjes, kryeministrat e dy vendeve pritet të mbajnë një konferencë të përbashkët për mediat në orën 10:20.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nesër, më 27 shtator 2021, duke filluar nga ora 08:50, pret me ceremoni shtetërore në Sheshin “Skënderbeu”, Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, dhe anëtarë të kabinetit qeveritar të Shqipërisë. Pas takimit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, mbajnë konferencë për media në ora 10:20” – thuhet në njoftimin e kryeministrisë kosovare.

Vizitës së tij i kanë paraprirë zhvillimet në veri të Kosovës, pjesë kjo në të cilën Qeveria Kurti ka dërguar Njësitin Special që të menaxhojë situatën pas tensioneve të protestuesve serbë në pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak.

Vizita e Ramës vjen pas ftesës që i bëri Albin Kurti kur e uroi për zgjedhjen si kryeministër i Shqipërisë për herë të tretë.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *