Nga ceremonia e varrimit, tek ai që merr fronin/ Ja çfarë përcakton protokolli pas vdekjes së Princit Philip

Princi Philip i Edinburgut u nda nga jeta, sot, në moshën 99-vjeçare. Lajmin e bëri të ditur gruaja e tij Mbretëresha Elizabeth, përmes një njoftimi zyrtar nga Pallati Buckingham.

Mbretëresha Elizabeth njoftoi vdekjen e burrit të saj në mesditë.

“Me hidhërim të thellë Mbretëresha shpall vdekjen e bashkëshortit të saj të dashur, lartmadhërisë së Tij Mbretërore Princit Philip, Dukës së Edinburgut. Lartmadhëria e Tij ndërroi jetë paqësisht këtë mëngjes në Kështjellën Windsor. Njoftimet e mëtejshme do të bëhen në kohën e duhur. Familja mbretërore bashkohet me njerëzit anekënd botës për të mbajtur zi për humbjen e tij”, thuhet në njoftim.

Çfarë përcakton protokolli pas vdekjes së Princit Philip

Pallati Britanik menjëherë pas vdekjes së Princit Philip do të ndjekë, sipas raporteve, planin e Operacionit Ura e Katërt, i cili rendit të gjitha planet dhe zgjedhjet e Dukës së Edinburgut për varrimin e tij.

Deklarata e Vajtimit Kombëtar

Siç pritej në Britaninë e Madhe është deklaruar ditë Zie Kombëtare, ku sot flamujt janë ulur në gjysmështizë në nderim të lartmadhërisë, prezantuesit e lajmeve që do të njoftojnë lajmet do të veshin të zeza dhe deputetët do të mbajnë shirita të zinj.

Mbretëresha gjithashtu do të hyjë në një periudhë zyrtare zie që do të zgjasë 30 ditë dhe më pas ajo do të kthehet në detyrat e saj mbretërore.

Funerali

Princi Philip nuk donte një funeral të madh. Ai kishte deklaruar se dëshironte diçka të thjeshtë. Ceremonia ka shumë të ngjarë të zhvillohet në St. George’s Chapel në Windsor Castle dhe si një veteran i Marinës Mbretërore ka kërkuar një funeral ushtarak. Varri i tij do të jetë në Xhennetet Frogmore, varrezat e familjes mbretërore. Normalisht, të gjithë miqtë dhe përfaqësuesit e Komonuelthit priten në funeral, por duke pasur parasysh ndalimet e pandemisë, kjo mund të mos jetë e mundur.

A do të ndryshojë rendi i trashëgimisë në fron?

Pas vdekjes së Filipit, rendi i trashëgimisë nuk do të ndryshojë. Princi Charles mbetet i pari në radhë për fronin britanik, i ndjekur nga Princi William dhe tre fëmijët e tij, George, Charlotte dhe Louis.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *