Nga Clooney te Angelina Jolie/ Ja kush janë të famshmit që urrejnë rrjetet sociale

Mediat sociale kanë ndikuar pozitivisht në jetën tone pasi miliona njerëz vazhdimisht lëvizin nëpër platforma të njohura për t’u informuar por edhe për të “pushtuar” jetën e përditshme të personave të famshëm të cilët shpesh postojnë pamje nga jeta e tyre e përditshme.

Por ndërkohë ka shumë që kanë bërë punën e postimit, pasi që në bashkëpunim me kompani të ndryshme, ata fitojnë shuma të larta parash.
Sado e çuditshme mund të tingëllojë, në një kohë kur interneti ka fjalën kryesore, ka disa të famshëm që urrejnë rrjetet sociale.

George Clooney  kishte deklaruar në një intervistë për Variety se ai kurrë nuk do të kishte Twitter.

George Clooney Nuova Scuola Di Cinema Minoranze 1624360375 696x348

Daniel Radcliffe, aktori i Harry Potter argumenton se kur një njeri i famshëm poston çdo moment të jetës së tij dhe më pas kërkon të ketë një jetë private, askush nuk i merr ato seriozisht.

Nëse përpiqeni të kërkoni për aktoren Mila Kunis në Instagram, nuk do ta gjeni. Kunis ka deklaruar se ajo nuk dëshiron që njerëzit të ndiejnë se e njohin aq mirë sa të mund të vijnë në shtëpinë e saj pa u ftuar.

Aktorja e famshme Angelina Jolie zbuloi se as ajo dhe as fëmijët e saj nuk kanë llogari në Facebook. Kjo është për shkak të lajmeve të rreme të përhapura në lidhje me familjen e tyre, duke e bërë të vështirë për fëmijët e saj të besojnë dhe të dinë se kush po thotë të vërtetën.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *