Nga dashuria te puna dhe ekonomia, çfarë kanë parashikuar yjet për 12 shenjat e zodiakut

Kjo javë karakterizohet astrologjikisht nga zhvendosja e Marsit tek Binjakët në 04/03.

Fillimisht në 03.03 gjashtëkëndëshi i Afërditës tek Peshqit me Uranin tek Demi përforcon nevojën për surpriza dhe ndryshime të këndshme në jetën tonë personale. Eshtë e rëndësishme të përqendrohemi tek partneri jonë dhe të dërgojmë pasionin në maja, pasi kjo do të na japë kënaqësi.

Personat nga e kaluara mund të kthehen me mënyrë habitëse dhe të kërkojnë fuqizim dhe përsëri në hyrjen e tyre në jetën tonë. Mirë është të besojmë largpamjen dhe intuitën tonë, pasi këto do të na tregojnë rrugën që duhet të ndjekim. Njohje të reja do shkaktojnë turbulla sentimentale, por është e nevojshme të japim kohë, për të kuptuar nëse personi që na lë përshtypje mund të mbulojë nevojat tona.

Në 04.03 Marsi kalon tek Binjakët  dhe kemi mundësinë për të lëvizur të gjitha nivelet e jetës tonë. Cështjet e komunikimit dhe tregtisë ka mundësi të shfaqen, pasi dëshira për të ndjekur rrugëtime të reja profesionale na shtyn në objekte të reja. Gjithashtu, komunikimi me persona të dashur do të na ndihmojë të rigjallërohemi dhe të kalojnë caste të bukur me ta.

Në 05.03 takimi i Merkurit me Jupiterin tek Ujori ngre optimizmin dhe nevojën për komunikim në të gjitha nivelet. Dëshira për të zgjeruar horizontet tona na drejton në ide të reja dhe propozime. Vetbesimi na karakterizon në kontaktet tona, kujdes vetëm pasi mund të eksagjerojmë dhe të lodhemi me personat rreth nesh. Propozime të reja për përpjekje kolektive do të na entuziazmojnë dhe do të na përfshijnë në grupe me qasje të njëjtë ideologjike. Le të vlerësojnë ngjarjen e caktuar për të zgjuar rrethin tonë shoqëror.

DASHI

Dashë, java e parë e Marsit ndryshon armosferën pasi në 04/03 Marsi do kalojë në shenjën e Binjakëve. Nga pozicioni i tij i ri do jetë më shumë ndihmues ndaj jush pasi Binjakët bëjnë pjesë në shenja shoqërore ku do t’ju ndohmojë për të kufizuar dhe shpenzimet e cila ndoshta ishin tepruar periudhën e kaluar. Në 5/03 takimi i Merkurit me Jupiterin në shenjën e Ujorit tregon se fundjava interpretohet vecanërisht komunikuese dhe brenda nga biseda mund të fitoni shumë.
Dashuria: Këtë javë Afërdita ndodhet në shenjën e Peshqëve ku do realizojë një gjashtkëndësh me Uranin nga Demi, dicka që tregon se do shfaqen dashuri të vjetra! Për ju duket se cështjet e të kaluarës nuk kanë mbaruar akoma dhe këtë javë fusha sentimentale dhe “brengat” e cështjeve do ndodhen në sipërfaqje. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje mos lini cështje të kaluarës të ndikojnë të tashmen por edhe të ardhmen me partnerin tuaj.
Puna dhe Ekonomia: Punët mund të bëjnë të ndjeshme prezencën e tyre dhe këtë javë por ju duket se do të përballeni me to me shumë humor të mirë dhe kjo është përfundimisht ajo që do t’ju ndihmojë të shpëtoni me to shumë lehtë. Tani ka mundësi t’ju jepet mundësi për të përmbushur një propozim profesional më mirë apo skeletin e një pune ekonomike që ju ka krijuar presion periudhën e kaluar.

DEMI

Pozicioni i ri i Marsit në shenjën e Binjakëve nga 4/03 tregon se nga kjo javë humori juaj ndryshon! Duket se do jetë më e lehtë për ju të menaxhoni disa situata të cilat ju krijonin nervozizëm apo zemërim dhe humor të mirë që do keni përballë tyre, do jetë shumë ndihmuese jo vetëm për ju por edhe për menaxhimin e tyre. Sigurisht do duhet të kushtoni kujdes në shpenzimet të cilat duhet se në periudha të vazhdueshme do rriten. Në 5/03 Merkuri do takohet me Jupiterin në shenjën e Ujorit dhe do sjellë të reja të këndshme nga komunikimi. Përdorni talentet tuaja komunikuese dhe për të menaxhuar një cështje profesionale shumë kërkuese.
Dashuria: Këtë javë duket se do shfaqen disa mundësi në fushën sentimentale, pasi dhe disa surpriza ose nga partneri juaj ose nga një person që ndodhet në ambjentin tuaj shoqëror. Gjashtkëndëshi i Afërditës që ndodhet në shenjën e Peshqëve me Uranin në shenjën tuaj, tregon një atmosferë shumë të mirë në cështjet tuaja sentimentale ose jeni beqarë apo ndodheni në një lidhje. Madje, nëse jeni të lirë, duket se do keni një bisedë të këndshme me një person që ndodhet rreth jush, brenda nga e cila do ekzistojë flirt!
Puna dhe Ekonomia:Këtë javë do duhet të mbani mend se komunikimi është ai që do luajë rol vecanërisht të rëndësishëm në të gjitha cështjet tuaja profesionale, ndaj dhe do duhet të investoni tek ajo. Gjatë gjysmës së dytë të javës duket se do ekzistojnë mundësi për të sistemuar një cështjet shumë të vështirë profesionale apo të bini dakort me persoan në ambjentin tuaj të punës që deri tani ndjenit se lëviste plotësisht në një tjetër dallgë nga ju.

BINJAKËT

Marsi kalon në shenjën tuaj këtë javë dhe specifikisht në 4/03 dhe nga pozicioni i tij i ri përforcon energjinë tuaj e cila duket se do shprehet fuqishëm. Kjo energji vazhdimisht mund të shndërrohet dhe në nervozizëm, vecanërisht nëse “bini” mbi në persona të cilët nuk bien dakort me idetë, mendimet dhe qëllimet tuaja apo me ndonjë mënyrë që ju krijojnë pengesa. Në 5/03 Merkuri do takojë Jupiterin në shenjën e Ujorit dhe tregon se në fundjavë do keni komunikim me persona që ndodhen larg jush dhe ka mundësi të ekzistojnë dhe disa biseda për cështje studimesh.
Dashuria: Afërdita që vazhdon udhëtimin e saj në shenjën e Peshqëve këtë javë do formojë një kënd pozitiv gjashtkëndëshi me Uranin që ndodhet tek Demi, i cili tregon se do ekzistojnë mundësi për tu afruar më pranë me personin që ju ka tërhequr interesin. Pavarsisht se deri tani ka mundësi të mendonit se të gjithë rrugët janë të mbyllur, ndonjë lëvizje që do ekzistojë gjatë kësaj jave do t’ju ndryshojë mendim. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje, një surprizë tek partneri juaj do ishtë se duhet ringrohni ndjenjat tuaja!
Puna dhe Ekonomia: Këtë javë do ekzistojnë shumë mundësi për të përmirësuar një cështje profesionale, të shpëtoni nga një vëllim të madh detyrimesh profesionale por edhe për të bërë marrëdhënie publike në punë! Gjashtkëndëshi i Afërditës/Uranit vec se zhvillimet sentimentale, tregon dhe zhvillimet pozitive në cështje profesionale. Tani fillon një periudhë e cila nuk do ketë prapaskenat e periudhës së kaluar dhe do jetë më e lehtë për ju të shpreheni.

GAFORRJA

Zhvendosja e Marsit në shenjën e Binjakëve në 4/03 është tashmë ngjarja më e rëndësishme astrologjike për këtë javë pasi do ndryshojë plotësisht klimën. Pozicioni i ri i Marsit mund t’ju vërë në procedurë mendimesh të cilat ka mundësi të mos përputhen me realitetin për të mund t’ju dërgojnë në skenare, të cilat do kenë si qëllim të vetëm krijimin e ankthit. Kështu që për ktë, do duhet të jeni shumë të kujdesshëm me mendimet në të cilat zgjidhni të ofroni energjinë tuaj. Në 5/03 takimi i Merkurit me Jupiterin në shenjen e Ujorit tregon se do ekzistojnë mundësi për të sistemuar disa cështje ekonomike.
Dashuria: Këtë javë do realizohet këndi favorizues midis Afërditës që ndodhet në shenjën e Peshqëve dhe Uranit që ndodhet në shenjën e Demit, i cili mund t’ju sjellë mjaft afër me një person që ndodhet ose në rrethin tuaj shoqëror apo më të gjërë. Duket se do bëheni pranues të komenteve pozivite dhe komplimentave, dicka e cila nuk do t’ju kalojë pa vënë re! Nëse ndodheni tashmë në një lidhje komunikimi me shokët tuaj dhe personat që doni do t’ju ndihmojë shumë dhe klimën që do ekzistojë midis jush.
Puna dhe Ekonomia: Këtë javë ka shumë mundësi të ekzistojë një klimë e cuditshme në nivel profesional dhe nuk përjashtohet të ndjenise disa persona që lidhen me ambjentin tuaj profesional, ju kalojnë mesazhe të dyfishta. Ndaj dhe për këtë arsyje do duhet të keni kujdes në lidhje me këto njerëz që besoni dhe flisni për plane dhe qëllime që lidhen me punën. Ndoshta ekzistojnë disa të dhëna të reja në një cështje profesioanle, të cilat do krijojnë një nivel vështirësie.

LUANI

Këtë javë, ju Luanë, do vëreni se cështjet që ju shqetësonin periudhën e kaluar- kryesisht ato që qëndruan stabile periudhën e kaluar- po ndryshojnë plotësisht shpejtësi! Me hyrjen e Marsit në shenjën e Binjakëve në 4/03 duket se të gjitha do fillojnë të hecin vecanërisht cështjet që lidhen me persona shoqëror dhe të dashur. Ju ashtu si të gjitha tregojnë, do keni një rol aktiv në këto dhe do veproni për tu përfshirë në cështje shokësh! Takimi i Merkurit me Jupiterin në shenjën e Ujorit në 5/03 sjell një fundjavë shumë pozitive nga ana komunikuese!
Dashuria: Nga kjo javë duket se fillon një periudhë gjatë së cilës do jeni vecanërisht komunikues, por mirë do ishtë të ruani cështjet që lidhen me ju dhe partnerin vetëm për ju të dy! C’do lloj përzjerjeje personash të tjerë në cështjet e kësaj lidhjeje ka mundësi t’ju krijojë cështje midis jush. Nëse jeni të lirë gjashtkëndëshi i Afërditës që ndodhet në shenjën e Peshqëve me Uranin që ndodhet tek Demi, tregon se mund të krijohet një histori e re sentimentale nga askund! Shumë mundësi për të fituar në punë!
Puna dhe Ekonomia: Klima në ambjentin e punës ndrshon pasi nga kjo javë gjërat në punë qetësohen dhe duket se nuk do ekzistojë më tensioni i periudhës së kaluar. Pavarsisht kësaj do duhet të kushtoni kujdes disa personave të cilët duhet se kanë kërkesa të lartë nga ju, pasi dicka e tillë mund të krijojë nervozizëm. Disa biseda që do bëhen nga fundi i javës dhe lidhen me një lidhje profesionale apo një bashkpunim, do rezultohen shumë ndihmuese për zhvillimin e tyre.

VIRGJËRESHA

Java fillon në nivel astrologjik me hyrjen e Marsit në shenjën e Binjakëve në 4/03. Nga pozicioni i ri Marsi e kthen interesin tuaj në cështjet profesionale dhe tregon se periudhën e ardhshme do nevojitet të ngreni shpejtësinë për të mundur të sistemoni cështjet profesionale. Ndoshta mund të ekzistojnë dhe disa kundërshtime midisa kolegësh, por nëse përdorni talentet tuaja komunikuese është e sigurt se do arrini ti lini pas. Në 5/03 do realizohet takimi i Merkurit me Jupiterin në shenjën e Ujorit dhe tregon se është një ditë shumë e mirë për zhvillimin e cështjeve të punës dhe procedurave zyrtare.
Dashuria: Komunikimi midis jush dhe partnerit tuaj do luajnë rol të vecantë në klimën që do ekzistojë midis jush, ndaj dhe mos e lini pas dore dhe në dorë të fatit. Gjashtkëndëshi i Afërditës që ndodhet në shenjën e Peshqëve me Uranin që ndodhet tek Demi, është shumë ndihmues për të ekzistuar një klimë e mirë në lidhjen tuaj me pak përpjekje. Nëse jeni beqar, nuk përjashtohet të krijohen të tilla rrethana që do t’ju afrojnë më pranë nga ana komunikuese me një person që ndodhet në ambjentin tuaj të gjërë.
Puna dhe Ekonomia: Fusha juaj profesionale do ndodhet në sipërfaqje për të gjithë periudhën e ardhshme dhe prezenca e Marsit në shenjën e Binjakëve nga 4/03 tregon se do të jeni shumë kërkues. Sigurisht dhe ju duhet të mos dorëzoheni lehtë dhe energjia do t’ju ndihmojë të shpëtoni lehtë me detyrimet profesionale. Ndoshta ekzistojnë disa biseda që do krijojnë tensione midis jush dhe personave që ndodhet në ambjentin tuaj profesional dhe vetë-përmbajtja është fjala-celës për këto!

PESHORJA

Hyrja e Marsit në shenjën e Binjakëve në 4/03 përforcon enthusiazmin tuaj dhe ju fal energji të paparë vecanërisht ndaj cështjeve që lidhen me fushën sentimentale! Frymzimi do jetë përcaktues periudhën e ardhshme ndaj dhe përqendrohuni tek njerëzit dhe aktivitetet që ju frymzojnë, në 5/03 do realizohet hyrja midis Merkurit me Jupiterin në shenjën e Ujorit, i cili mund të sjellë zhvillime të këndshme në cështje sentimentale por edhe të reja të mira nga një person që ju intereson. Kini kujdes enthusiazmin pasi mund t’ju drejtojë në eksagjerime fjalësh dhe premtime.
Dashuria: Kjo javë duket se i është kushtuar cështjeve tuaja sentimentale pasi dhe prezenca e Marsit në shenjën e Binjakëve tregon se periudhën e ardhshme do merreni shumë me to. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje shfrytëzojeni humorin tuaj të mirë, pasi ai mund t’ju ndihmojë ndjshëm në lidhje me partnerin tuaj. Nëse jeni beqarë me hyrjen e Merkurit/Jupiterit duket se fundjava mund të ketë zhvillime pozitive në cështjet sentimentale dhe nuk përjashtohet një person që ju intereson t’ju sjellë të reja të këndshme.
Puna dhe Ekonomia: Cështjet tuaja profesionale duket se nuk do bëjnë pjesë në prioritetet tuaja këtë javë por nuk do të thotë se nuk ekzistojnë. Ndaj për këtë arsyje do duhet ti jepni rëndësi dhe në to dhe të mos i lini në dorë të fatit, pasi sa më shumë ti lini aq më e vështirë do jetë ti menaxhoni. Gjashtkëndëshi i Afërditës që ndodhet në shenjën e Peshqëve me Uranin që ndodhet tek Demi, sjell mbarësi në cështje pune dhe ekonomike, ndaj nëse jeni cështje të hapura në këto fusha mirë do ishte të merreni me to.

AKREPI

Këtë javë do duhet të jepni kujdes të vecantë dhe në detyrimet që keni në vija të përgjithshme por kryesisht në detyrimet që lidhen me pjesën ekonomike. Hyrja e Marsit në shenjën e Binjakëve nga 4/03 inaguron një periudhë të re gjatë së cilës do ekzistojë rritje të shpenzimeve tuaja. shfrytëzojeni këtë periudhë të re pasi do jetë favorizuese për të sistemuar borxhet e të kaluarës. Në 5/03 takimi i Merkurit me Jupiterin në shenjën e Ujorit tregon se kontakti që do keni me persona të dashur brenda fundjavës do t’ju relaksojë dhe do t’ju krijojë ndjenja pozitive.
Dashuria: Gjashtkëndëshi i Afërditës që ndodhet në shenjën e Peshqëve me Uranin që ndodhet tek Demi u prek humorin tuaj produktiv dhe imagjinatën tuaj dhe nuk përjashtohet t’ju drejtojë të bëni një suprize partnerit tuaj. Surprizat sentimentale favorizohen këtë javë dhe janë ato që mund të ndryshojnë për më të mirë zhvillimin e një njohjeje apo akoma dhe një lidhjeve. Nëse jeni beqarë mos lini situata që ju shkaktojnë ankth të ndikojnë komunikimin me atë që ju intereson, pasi dicka e tillë mund të bëhet akoma dhe pa e kuptuar.
Puna dhe Ekonomia: Punët dhe detyrimet do e bëjnë shumë të fortë prezencën e tyre dhe këtë javë pasi ndryshimi tani është se klima në lidhjet profesionale dhe bashkpunime, duket se do fillojë të përmirësohet ndjeshëm. Dicka e tillë do t’ju ndihmojë të shprehni pozicionin tuaj përballë cështjeve profesionale pa u shqetësuar për reagimet. Sa kalojnë ditët e javës ka mundësi kërkesat profesionale të fillojnë të rriten, ndaj dhe mos i lini për moment të fundit por menaxhojini në kohë.

SHIGJETARI

Këtë javë ka mundësi me hyrjen e Marsit në shenjën e Binjakëve ka mundësi të shfaqen disa cështjet kërkuese të cilat do t’ju detyrojnë të ngreni shpejtësinë. Ka mundësi këto të lidhen ose më lidhjet personale apo me profesionale pasi dhe duhet se lidhjet ndërpersonale do ndodhen në sipërfaqje për periudhën e ardhshme. Do duhet të jeni shumë të kujdesshëm pasi dhe prezenca e Marsit përballë jush mund të krijojë kundërshtime, që do krijojnë një klimë të cuditshme midis jush dhe të tjerëve. Takimi i Merkurit me Jupiterin në shenjën e Ujorit në 5/03 tregon se fundjava do jetë plotësisht komunikuese!
Dashuria: Prezenca e Marsit tek Binjakët mund të krijojë terren “pjellor” për tu shfaqur mosmarrëveshje. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje do duhet ti kushtoni rëndësi dhe mënyrës së shprehimit por edhe sjelljes përballë partnerit tuaj, akoma dhe nëse ndjeni se shumë herë ju mbyt e drejta. Nëse jeni të lirë gjashtkëndëshi midis Afërditës që ndodhet në shenjën e Peshqëve dhe Uranit që ndodhet tek Demi në 3/03, mund të krijojë një atmosferë shumë të bukur në një ambjent pune, dicka që do t’ju afrojë pranë me një person të caktuar.
Puna dhe Ekonomia: Këtë javë duker se do të ketë shumë punë dhe detyrime por qëndrimi juaj përballë tyre do jetë e tillë sa për të mos i lënë të ndikojnë negativisht. Klima në punë duket se do të jetë shumë e mirë në vija të përgjithshme me përjashtim disa caste kur dhimbjet mund të shtohen, por është në duart tuaja ti mbani poshtë dhe të mos bini në kurthin e kundërshtimeve pa arsyje.

BRICJAPI

Këtë javë do duhet të jepni më shumë kujdes përditshmërisë tuaj dhe punëve që e shoqërojnë, pasi prezenca e Marsit në shenjën e Binjakëve nga 4/03 tregon detyrime të larta! Ka shumë mundësi të nevojitet të ngreni shpejtësinë për të mundur të kundërpërgjigjeni në ato që kan programi juaj, dicka e cila do eleminojë kohën për jetën tuaj personale! Në 5/03 me takimin e Merkurit /Jupiterit në shenjën e Ujorit mund të ekzistojë një lajm i mirë apo një mundësi për të realizuar një cështje ekonomike dhe të dilni të fituar.
Dashuria: Kjo javë mund të sjellë shumë punë dhe detyrime por pavarsisht se do ekzistojnë dhe disa mundësi në anën sentimentale. Gjashtëkëndëshi i Afërditës që ndodhet në shenjën e Peshqëve me Uranin që ndodhet tek Demi, sjellin surpriza në cështjet sentimentale vecanërisht nëse bëni pjesë tek beqarët e shenjës tuaj. Nuk përjashtohet të jeni akoma dhe një takim të rastësishëm me një person surprizë. Nëse ndodheni tashmë në një lidhej, aktivitetet e përbashkta me partnerin tuaj do përbëjnë ndërhyrjet e vogla tonike në përditshmërinë tuaj.
Puna dhe Ekonomia: Këto ditë ka mundësi të shfaqen disa detyrime profesionale apo disa pengesa në lidhje me punën, të cilat nuk do t’ju jenë vecanërisht të këndshme pasi do ndjeni se ju hanë kohën. Pavarsisht kësaj nuk do duhet ti lini t’ju nevrikosin, gjë e cila mund të ndikojë shumë dhe në humorin tuaj në punë por edhe klima midis jush dhe të tjerëve. Nëse organizoni saktë punët dhe detyrimet për të mos qëndruar për moment të fundit, është e sigurt se do kundërpërgjigjeni me sukses në këtë javë kërkuese.

UJORI

Këtë javë ka mundëis të ndjeni se keni necojë për të ndryshuar situatat dhe të bëni gjëra për veten tuaj, dicka e cila do t’ju ndrejtojë në kërkimin e një hobi dhe aktivitetesh, të cilat do përbëjnë pushimin nga përditshmëria. Hyrja e Marsit në shenjën e Binjakëve në 4/03 shpreh se tani e tutje është një periudhë shumë e mirë për t’u përqendruar në c’do gjë që mund t’ju ofrojë ndjenja pozitive. Fillimi i një hobi të ri, një aktiviteti atletik por edhe komunikimi me persona të dashur janë disa nga ato që mund t’ju sjellin humorin këto ditë. Në 5/03 takimi i Merkurit me Jupiterin në shenjën tuaj tregon se do keni mënyrë të merreni me cështjet që ju shqetësojnë. Komunikimi do luajë rol shumë të rëndësishëm në menaxhimin e tyre.
Dashuria: Këtë javë mund të ndjeni se dicka ju mungon apo se dicka nuk është bërë me mënyrën që do donit në një cështje sentimentale dhe kjo ka mundësi t’ju nevrikosë. Prezenca e Marsit në shenjën e Binjakëve nga 4/03 tregon se do duhet të gjeni angazhime produktive për ju dhe partnerin tuaj për ndryshe ka shumë mundësi të ekzistojë shumë kohë për tension. Nëse jeni beqarë brenda fundjavës duket se do ekzistojë mundësia për të fituar me komunikimin një person i cili ju ka tërhequr interesin.
Puna dhe Ekonomia: Durimi nuk përbën njohjen tuaj këtë javë me rezultat të jetë shumë e lehtë të krijohën kundërshtime në ambjentin tuaj profesional për shkak të nxitimit tuaj. Përpiquni të ruani balancat pasi klima do jetë shumë e mirë nga ana komunikuese dhe si pasojë shumë ndihmues për ju. Nga fundi i javës ka mundësi të ekzistojë një bisedë me një person-celët për një cështje profesionale dhe përfundimisht të gjendet zgjidhje në të.

PESHQIT

Kjo javë me prezencën e Marsit në shenjën e Marsit tek Binjakët nga 4/03 duket se ka mundësi të sjellë disa detyrime që deri së fundmi nuk ekzistuan në programin tuaj. Ndoshta këto lidhen me cështjet e shtëpisë apo me persona të caktuar familjar. Mos lini pas dore menaxhimin e tyre pasi sa më shumë ti lini aq më e vështirë do jetë ti përmbushni. Në 5/03 me takimin e Merkurit dhe Jupiterit në shenjën e Ujorit duket se zgjidhja në një cështje kërkuese, e cila ju lodh shumë dhe ju ka lodhur në të kaluarën, do vijë si “nga qielli”.
Dashuria: Këtë javë Afërdita e cila ndodhet në shenjën tuaj do realizojë një kënd pozitiv me Uranin që ndodhet në shenjën e Demit, dicka që mund të krijojë një dashuri të flaktë. Një bisedë apo një takim i rastësisëhm do përbëjë shkakun e saj kështu nëse jeni beqarë këto ditë janë vecanërisht favorizuese për cështjet sentimentale. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje, castet që do kaloni me partnerin tuaj do jenë shumë të këndshme dhe do t’ju ndohmojnë të afroheni akoma më pranë.
Puna dhe Ekonomia: Cështjet profesionale do t’ju shqetësojnë shumë këtë javë dhe ka mundësi disa nga ato t’ju krijojnë ankth, por nuk do duhet të lini ankthin t’ju pushtojë. Të mbani mend se nëse arrini të përqendroheni në c’do gjë që lidhet me punën do jëtë më e lehtë për ta sistemuar, “problem” I këtyre ditëve është mungesa e humorit në punë!

Për më shumë detaje mund të kontaktoni drejtpërdrejt me astrologun Jorgo Pulla: Tel. 0699464446 ose pranë websajtit www.astrologu.al

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Lexo me shume ne: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *