Nga dëmtimet tek Çelsi, Alegri i thotë të gjitha: Nuk po gjejmë zëvendësuesin e CR7









Trajneri i Juventusit, Masimiliano Alegri foli në një konference për shtyp, në prag të ndeshjes në Champions kundër Çelsit. Tekniku foli për gjendjen e ekipit, por dhe për mungesën e shkaktuar nga largimi i Ronaldos.

alegri

Ndeshja ndaj Çelsit

“Do të luajmë për vendin e parë kundër kampionëve në fuqi. Me Lukakun ata kanë ndryshuar stilin e lojës. Ndërsa pa të ata nuk kanë një pikë referimi. Është një test i rëndësishëm për ne”.

Zgjedhjet e limituara prej dëmtimeve

“Në mesfushë kemi të gjithë lojtarët, por në mbrojtje kemi mungesa. Janë dy apo tre, nuk e mbaj mend(qesh). Kielini do jetë në dispozicion ndërsa Bernardeskit i duhet pak kohë”.

Gjendja e Dibalës

“Nuk e di nëse mund të ketë minuta në këmbë sepse nuk ka luajtur prej disa kohësh. Por ai është i grumbulluar po ashtu si Kulusevski”.

Ndryshim në formacion

“Vendos në bazë të karakteristikave. Duhet të përmirësojmë fazën sulmuese, sepse ne krijojmë raste, por nuk konkretizojmë. Kemi shënuar 18 gola dhe pësuar 15. Duhet të gjejmë një balancë si ekip”.

Problemi me skuadrat e vogla

“Duhet të përmirësohemi kundër skuadrave të vogla, pa marrë parasysh rezultatin. Mundësitë për të përmbyllur aksionet janë, por duhet të jemi më cinik”.

Zëvendësimi i Ronaldos në raport me golat

“Ronaldo ka qenë gjithmonë sulmuesi kryesor dhe shënonte shumë gola. Ne kemi shumë lojtarë që mund të shënojnë, por për momentin nuk po i gjejmë dhe kemi bërë më pak sesa potenciali që kemi. Natyrisht që do t’i gjejmë golashënuesit”.

Çelsi me apo pa Lukakun?

“Janë karakteristika të ndryshme. Lukaku është një pikë referimi, dhe skuadra bazohet tek ai.Pa ta skuadra luan më shpejt”, e mbylli fjalën Alegri.

Juventusi gjendet në vendin e parë në grupin H me 12 pikë dhe tashmë e ka siguruar kualifikimin për në raundin tjetër.

juvja

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.