Nga dhuna ndaj ish-të dashurës në Francë te vrasja e 18-vjeçares në Kosovë, e kaluara e errët e autorit të shpallur në kërkim

Dardan Krivaça, i dyshuari kryesor për vrasjen e 18-vjeçares nga Ferizaj, nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai përveç rastit tragjik të së dielës, ku dyshohet se bashkë me shokun e tij kanë dhunuar Marigona Osmani, ka qenë i përfshirë edhe në vepra të ndryshme penale.

Insajderi shkruan se Krivaça ka vepra të ndryshme penale përfshirë “Vjedhje e rëndë”, “Lëndim i lehtë trupor” “Kanosje”, “Lëndim i rëndë trupor”. Këtë e ka konfirmuar edhe Prokuroria Themelore e Ferizajt duke thënë se Dardan Krivaça është autor i disa veprave penale.

Ndaj Dardan Krivaçës rëndon edhe një akuzë e pakonfirmuar se kishte ushtruar dhunë edhe ndaj një vajze tjetër në Francë. I riu, tashmë i shpallur në kërkim nga policia e Kosovës, ndërsa në Ferizaj njihej si person problematik, pasi ishte përfshirë në disa sherre me rrahje dhe plagosje me thikë.

Tashmë pas hekurave qëndron shoku i tij, Arbër Sejdiu, i cili bashkë me Krivaçën kishin çuar 18-vjeçaren në derën e spitalit pa shenja jete dhe më pas u larguan me një audi me targa zvicerane. Por vetëm pas disa orësh u arrit që të arrestohej Arbër Sejdiu, ndërkohë që Dardan Krivaça është në arrati.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *