Nga dialogu me Serbinë, në reformat e reja në Kosovë, Merkel bisedon sot me Albin Kurtin

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të zhvillojë këtë të hënë, një video-konferencë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Sipas mediave në Kosovë, takimi mes palëve do të ketë në fokus një gamë të zgjeruar çështjesh, ndër to edhe dialogu me Serbinë.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert bëri të ditur se biseda do të përqendrohet gjithashtu, edhe në ecurinë e reformave në Kosovë.

Pjesë e diskutimeve, pritet që të jetë dhe procesi për afrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, e rolin që kjo e fundit do të ketë në zgjidhjen e ngërçit të krijuar mes Kosovës dhe Serbisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *