Nga Dinamo dhe Egnatia tek Salernitana dhe Bokumi, ja skuadrat europiane që ngjiten në elitë pas shumë vitesh mungesë






Sezoni i ri futbollistik 2021/2022, do të jetë i veçantë pasi këtë sezon rikthehen skuadra që i mungonin elitës prej shumë vitesh, por gjithashtu dhe ekipe që e shohin për herë të parë ngjitjen në futbollin elitar të vendit të tyre.

Dinamo5

Në Kategorinë Superiore rikthehet “nëndetsja” Dinamo e cila kishte 9 vite që “notonte” në Kategorinë e Parë dhe rikthehet në elitë me pretendime në këtë sezon.

egnatia

E njëjta gjë vlen edhe për Egnatian, ku skuadra rrogozhinase i mungonte Kategorisë Superiore prej 16 vitesh dhe rikthehet me pretendime të mëdha me një projekt konkret ku kulmon edhe me ndërtimin e stadiumit, ku punimet vijojnë intensivisht.

salernitana

Në Serinë A italiane, shohim rikthimin e skuadrës së Salernitanës pas 23 vitesh ku sezoni i fundit në Serinë A ishte në 1998/1999.

venecia

Venecia e cila kthehet pas 19 vitesh ku hera e fundit ishte sezoni 2001/2002.

EMPOLI

Dhe Empoli e cila vjen në Serinë A pas 3 sezonesh.

Brentford v Swansea City - Sky Bet Championship - Play-Off - Semi Final - Second Leg - Griffin Park

Në Premier Ligë skuadra londineze e Brentford ngjitet për herë të parë në elitë pas 132 vitesh histori.

UATFORD

Noruiç dhe Uatford rikthehen pas 1 viti mungesë.

ESPANJOL

Në La Liga-n spanjolle skuadra e Majorkës dhe Espanjoli i mesfushorit të Kombëtares shqiptare Keidi Bares, ngjiten pas një viti.

MAJORKA

Pritet ende verdikti për ngjitjen e një skuadre tjetër sepse janë duke u luajtur ende gjysmëfinalet e “Play-Off”-it.

bokum

Në Bundesligën gjermane, rikthehet skuadra e Bokumit pas 11 vitesh mungesë.

MAVRAJ GROJER FURTH

Grojther Furth e cila është edhe ish-skuadra e mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, ngjitet për herë të dytë në historinë e saj në Bundesligë që nga viti 2012.

klermont fut 1

Në Ligue 1 franceze, skuadra e Klermont Fut është ngjitur për herë të parë në elitë në 110 vite histori.

trua

Ndërsa ekipi i Trua ngjitet pas 3 vitesh.

Edicioni i ri futbollistik do të jetë edhe më i bukur dhe më i luftuar duke parë skuadrat e rikthyera pas shumë vitesh, por edhe me ato ekipe që vijnë në rolin e pjesmarrësit për herë të parë që do t’i japin bukuri kampionatit.

KATEGORIA SUPERIORE 2021/2022 –

Dinamo*, Egnatia*, Kastrioti, Kukësi, Laçi, Partizani, Skënderbeu, Teuta, Tirana, Vllaznia.

SERIA A 2021/2022 –

Atalanta, Bolonja, Kaljari, Empoli*, Fiorentina, Xhenoa, Verona, Inter, Juventus, Lacio, Milan, Napoli, Roma, Salernitana*, Sampdoria, Sasuolo, Specia, Torino, Udineze, Venecia*.

PREMIER LIGA 2021/2022 –

Arsenal, Aston Vila, Brentford*, Brajton, Bërnli, Çelsi, Kristal Palas, Everton, Lids, Leister, Liverpul, Mançester Siti, Mançester Junajtid, Njukasëll, Noruiç*, Sauthempton, Totenhem, Uest Hem, Uatford*, Volves.

LA LIGA 2021/2022 –

Alavesh, Atletik Bilbao Atletiko Madrid, Barcelona, Betis, Kadiz, Selta Vigo, Elçe, Espanjol*, Getafe, Granada, Levante, Majorka*, Osasuna, Real Madrid, Real Sociedad, Sevilja, Valencia, Vijareal. (19 nga 20 skuadra, në pritje të skuadrës fituese në “Play-Off”)

BUNDESLIGA 2021/2022 –

Arminia Bielefeld, Augsburg, Bayer Leverkuzen, Bajern Mynih, Bokum*, Borusia Dortmund, Borusia M’Gladbah, Këln, Frankfurt, Frejburg, Grojther Fyrth*, Herta Berlin, Hofenheim, Mainz, Lajpcig, Shtutgart, Union Berlin, Volfsburg.

LIGUE 1 2021/2022 –

Onzhe, Brest, Bordo, Klermont Fut*, Lons, Lilë, Lion, Lorio, Marsejë, Metz, Monako, Montpelie, Nant, Nisë, PSG, Reims, Ren, Sont-Etio, Strasburg, Trua*.

*Skuadrat e sapo ngjitura.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *