Nga e dinit që Berishës i është pezulluar viza? Edi Rama: Për shkak të detyrës di edhe gjëra të tjera… Ja si i përgjigjet akuzave për lobim në DASH





Kreu i qeverisë Edi Rama ka folur sot lidhur me shpalljen non grata të ish-kryeministrit Sali Berisha nga DASH.

Rama Berisha

Duke folur në emisionin “Open” Rama hodhi poshtë akuzat se ai ka lobuar në vendim, duke u shprehur se Amerikën nuk mund ta blejë askush.

Ndërsa në emision u soll në vëmendje një sekuencë nga Kuvendi në vitin 2019, ku Rama i drejtohet Berishës duke e pyetur: “Sali ti e kapërcen dot oqeanin me dash?”

Pyetjes se nga e dinte që Berishës i është pezulluar viza për në SHBA, Rama iu përgjigj: “Për shkak të detyrës di edhe gjëra të tjera”.

PJESË NGA INTERVISTA

Pyetje: Nga e dinit që Berishës i ishte pezulluar viza për në SHBA?

Rama: Për shkak të detyrës di edhe gjëra të tjera.

Pyetje: Ju kanë akuzuar se jeni ndër autorët për shpalljes non grata?

Rama: Skam asnjë koment, sepse shpallja është e qartë dhe cdo koment e politizon, ndërkohë që nuk është politikë e brendshme.

Pyetje: Ju kanë akuzuar si një ndër lobuesit?

Rama: Sikur SHBA-të dhe DASH të funksionon me lobime, imagjinoni sa diktatorë me arka të panumërta me diamantë dhe flori mund ta kishin blerë Amerikën. SHBA-të janë ato që janë sepse nuk i ble dot askush. Ato mund të blejnë. Lobimi atje është ca fotografi me kongresmenë dhe senatorë, që disa prej tyre nuk e dinë ku është Shqipëria. Ndonjë artikull që paguhet. Po lobim në DASH?! Nuk funksionon kështu, sepse po të funksiononin kështu, do ishin si ne. Nuk ndodh. Është një përrallë që mund tua tregosh atyre që duan ta besojnë, duke përfituar nga pasionet, militantizmi, padija, injoranca, por nuk ndodh.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *