Nga Europiani tek faza “play-off”, Mançini: Të përveshim mëngët. Shpresoja që të…









Italia duhet të luajë ende shanset për të siguruar një biletë për në Botëror. Trajneri i Kombëtares, Roberto Mançini ka folur rreth fitimit të Europianit, por dhe për “play-off” e Botërorit.

mancini

Finalja me penallti

“Shpresoja të mos kishim shkuar deri atje. Ka gjithmonë ankth, por e dinim që duhet të jepnim shumë nga vetja në Europian.”

Fitimi i trofeut

“Kemi bërë diçka të jashtëzakonshme duke lumturuar miliona njerëz. Gjithsesi Europiani është pas nesh dhe duhet të mendojmë për gjëra të tjera. Ai gëzim është kthyer në shqetësim sepse mund të përballemi me Portugalinë e Ronaldos.”

Faza me “play-off”

“Ka zhgënjim, por ky është futbolli. Ndonjëherë meriton të fitosh dhe nuk ja del. Meritonim të kualifikoheshim në fazën e grupeve më herët. E lëshuam veten, por tani duhet të përveshim mëngët.

Lojtarë të rinj në kombëtare?

“Varet nga paraqitjet përkatëse në kampionat. Mund të jetë dikush që është më në formë se një tjetër. Skuadra jonë mund të japë shumë. Zhoao Pedro? Ai ka luajtur në Itali prej shumë vitesh dhe e dimë që ka kualitet”.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *