
BRITANI E MADHE
Ka ndërruar jetë në moshën 99-vjeçare Princi Filip, bashkëshorti i Mbretëreshë Elisabeth. Lajmi është bërë i ditur nga vetë familja Mbretërore.
Duka i Edinburgut humbi jetën në Kështjellën e Windsor-it si pasojë e një sëmundje të rëndë. Pak javë më parë Princi Filip doli nga spitali pasi iu nënshtrua një operacioni.
“Me dhimbje të thellë Madhëria e saj Mbretëresha ka njoftuar vdekjen e burrit të saj të dashur, Lartmadhërisë së Tij Mbretërore Princit Philip, Dukës së Edinburgut. Lartësia e Tij Mbretërore ndërroi jetë paqësisht këtë mëngjes në Kalanë e Ëindsor. Njoftimet e mëtejshme do të bëhen në kohën e duhur,”-thuhet në njoftimin e bërë nga Pallati Mbretëror.
Princi Filip u martua në vitin 1947 me princeshën Elizabeth pesë vjet para se ajo të bëhej Mbretëreshë. Çifti ka katër fëmijë, 8 nipër e mbesa dhe 10 stërnipër e stërmbesa.
Gjigandi mediatik BBC ka publikuar fotografitë më pikante nga jeta e princit Filip. Në këto fotografi, paraqitet jeta e tij nga fëmijëria, duke luajtur sporte, gjatë takimeve me zyrtarë të lartë të shteteve të fuqishme etj.
(Balkanweb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al