Nga fëmijëria te katalanasit e Maradona dhe Leo, Aguero rrëfen gjithçka: Barçës nuk i thuhet jo, largimi i Mesit një bombë!








Sulmuesi i Barcelonës, Serxhio Aguero, nuk e ka bërë ende prezantimin e tij të parë zyrtar me fanellën “blaugrana”. Dëmtimi nuk ia ka mundësuar ende kënaqësinë e zbritjes në fushë, por koha e pritjes për të është drejt fundit, sepse shumë shpejt ai do të jetë në shërbim të trajnerit Ronald Kuman. Ai ka luajtur minutat e para në një miqësore të Barçës kundër Kornejas (2-2) ku ka shënuar edhe një gol dhe tani pritet vetëm prezantimi zyrtar. Në pritje të shfaqjes për herë të parë para publikut të Barcelonës, sulmuesi argjentinas ka dhënë një intervistë për gazetën spanjolle “El Pais” ku ka folur për firmën e tij me katalanasit, Lionel mesin, Pep Guardiolën dhe fëmijërinë e tij.

aguero

FIRMA ME BARCELONËN

“Nuk kam pse të bëhem pishman. Të jemi të sinqertë, më gjeni një lojtar që nuk do të dëshironte të vinte te Barcelona? Të jeni të bindur se çdo lojtar do të dëshironte të vishte këtë fanellë në të mirë a në të keq. Unë erdha këtu me idenë në kokë se do të luaja në krah të Lionel Mesit. Kur më telefonuan kam menduar: Nuk më intereson se sa do të paguhem. Jam mirë dhe do të bëj gjithçka për të ndihmuar ekipin”.

LAMTUMIRA E MESIT

“Ishte një goditje e rëndë për të gjithë, përfshirë dhe mua. E thashë se erdha te Barça me idenë e fiksuar në mendje se do të luaja në krah të tij. E përjetova keq largimin e tij, nuk e besoja kur e dëgjova. Atë të shtunë shkova ta takoj në shtëpi. E pashë që nuk ishte mirë dhe u mundova ta qetësoj duke u munduar të hap tema të tjera diskutimi”.

LEO DHE KRISTIANO

“Diferencat mes tyre janë në planin sportiv. Talenti i Mesit është i lindur, natyral, por mendoj se Kristiano Ronaldo është një sulmues më tipik se Mesi. Ai ka tiparet e një sulmuesi tipik, kur është i sigurt se do të shënojë shkon dhe shënon”.

RAPORTET ME GUARDIOLËN

“Nuk kam pasur kurrë probleme me Guardiolën, nuk kemi debatuar ndonjëherë. Kjo nuk do të thotë se nuk kemi biseduar, po e kemi bërë për të sqaruar gjëra në të mirë të palëve. Kur erdhi fillimisht te Siti nuk njiheshim dhe ndoshta kemi pasur secili gabimet e veta, por tri sezonet e fundit kanë qenë të mrekullueshme.

Nuk kam çfarë të shtoj më shumë. Kush ka punuar me Guardiolën e di fare mirë se ai kërkon më të mirën e mundshme. Nëse ka një ide në kokë e përçon tek ekipi në fushë. Gjithnjë i kam pranuar vendimet e tij për të më aktivizuar ose jo. Mendoni pak, sapo Gabriez Zhezus mbërriti në Mançester e nisi titullar. Nuk kam thënë asnjë fjalë për këtë”.

NJË TOP SI DHURATË

“E kam kërkuar për Rejesin. Më duhej gjithnjë të prisja një vit për të marrë apo bërë një dhuratë. Gjithmonë kam luajtur me topat e shokëve të mi. Kur ishim fëmijë kujtoj se kishim një problem me portën. Prapa saj kishte një pemë palme, nëse e gjuanim topin aty rrezikonim që të na çahej. Kjo do të ishte një katastrofë, ndaj bëja shumë kujdes me topin tim”.

VIZITA E FUNDIT NË SHTËPI

“Isha 16 vjeç kur kam shkuar për herë të fundit në lagjen ku banoja. Kur kërkova shokët me të cilët luaja çdo ditë, një prej tyre ishte ndarë nga jeta, një tjetër kish përfunduar në burg, një i tretë kërkohej nga policia. Po flasim për fëmijë 15 vjeç. Edhe tani mbaj ende kontakte me disa prej miqve të mi edhe pse kanë kaluar shumë vite”.

aguero

MUNDËSIA NË FUTBOLL

“Në radhë të parë duhet të jesh i talentuar dhe pastaj patjetër fat, shumë fat. Gjithmonë do të duhet të kesh dikë pranë për të të ndihmuar. Unë kisha babain tim, i cili njihte një person që punonte te klubi i Independientes. Dhe çdo vit ia bëja kokën lëmsh duke i kërkuar që të më provonin te ky ekip. Nëse nuk do të kishte qenë për të, nuk do të isha këtu duke dhënë këtë intervistë. Kam folur dhe me shokë të tjerë si Karlos Tevez dhe historitë janë thua jse të ngjashme”.

NDRYSHIMI I SHKOLLËS

“Kur shkova tek Indipendiente, klub vendosi të më dërgojë në një shkollë private. Isha vetëm 12 vjeç. Diferencat ishin mjaft të mëdha. Ata bënin pjesëtime me 3, unë isha akoma te njëshi. Nuk e shihja veten time aty, nuk isha komod. Nuk ndihesha i qetë dhe i lirë, ndaj doja të kthehesha atje ku isha mësuar dhe të gjithë mësuesit më kuptonin”.

PRINDËRIT

“Të dy janë të çuditshëm me mua. Nuk e kam kuptuar asnngacmonte babain për mua. Gjithmonë e pyeste se sa keq luaja. Të njëjtën gjë vazhdon të bëjë edhe tani”, ka thënë Serxhio Aguero.

VDEKJA E MARADONËS

“E kam përjetuar shumë keq. Si mund të ishte ndryshe? Mbaj mend se kisha një ndeshje në Champions dhe kur ma dhanë lajmin mendova se ishte një gënjeshtër. Por kur pashë se gjithnjë e më shumë njerëz po flisnin për këtë i kërkova Xhanina Maradonës nëse ishte e vërtetë apo jo. Më tha po. Ishte e pabesueshme”.

Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *