Nga Gjermania te SHBA/ Erdogan urdhëron shpalljen non grata të 10 ambasadorëve perëndimorë

Presidenti i Turqisë, Receep Tayyip Erdogan, ka urdhëruar Ministrinë e Jashtme turke që të shpallë non grata 10 ambasadorë të shteteve perëndimore.

Sipas “Reuters”  ky vendim i Erdoganit vjen pasi ambasadorët kanë dalë pro lirimit të Osman Kavalas, intelektual i njohur turk dhe kundërshtar i pushtetit aktual.

“I dhashë urdhrin e nevojshëm ministrit tonë të jashtëm dhe thashë se çfarë duhet bërë: këta 10 ambasadorë duhet të shpallen persona non grata menjëherë. Do ta zgjidhni menjëherë,” tha Erdogan në një fjalim para një turme në Eskisehir të Turqisë veriperëndimore.

Ne një deklaratë të përbashkët më 18 tetor, ambasadorët e Kanadasë, Danimarkës, Francës, Gjermanisë, Holandës, Norvegjisë, Suedisë, Finlandës, Zelandës së Re dhe Shteteve të Bashkuara bënë thirrje për një zgjidhje të drejtë dhe të shpejtë të çështjes së Kavalës. Ata u thirrën nga Ministria e Jashtme, e cila e quajti deklaratën të papërgjegjshme.

Kavala gjendet në burg që nga 2017-a pasi dyshohet se ka përkrahur rrëzimin e presidentit Erdogan në 2013-n dhe 2016-n.

I akuzuar për spiunazh dhe përpjekje për të përmbysur qeverinë përmes protestave të Gezi në 2013, Kavala mohon të gjitha akuzat, por mund të përballet me burgim të përjetshëm nëse shpallet fajtor.

Kavala u shpall i pafajshëm vitin e kaluar nga akuzat lidhur me protestat, por vendimi u rrëzua këtë vit dhe u kombinua me akuzat në një çështje tjetër në lidhje me tentativën për grusht shtet.

Grupet e të drejtave thonë se rasti i tij është emblematik i një goditjeje ndaj disidencës nën Erdoganin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *