Nga gjobat për vonesa te dieta ushqimore e ndalimi i udhëtimeve, ja 10 rregullat që Çavi ka vendosur te Barcelona








Ardhja e Çavi Hernandez në krye të Barcelonës ka sjellë entuziazëm të madh te tifozët balugranas që besojnë se 42-vjeçari është njeriu i duhur për të bërë kthesën.

cavi

Së fundmi, janë bërë publike dhe 10 rregullat e reja që Çavi ka vendosur në klub, dhe për hir të vërtetës nëse këto rregulla zbatohen me përpikmëri, me të vërtetë Barça do të shkonte drejt sukseseve.

1 – Çavi do të vendosë një orar të ri për stërvitje: afati i fundit për ardhjen e lojtarëve do të jetë në orën 9.30, ose një orë e gjysmë para fillimit të seancës. Në këtë mënyrë do të ketë hapësirë ​​për bisedime individuale mes lojtarëve dhe ish-mesfushorit.

2 – Ndryshojnë oraret edhe për stafin, me ndihmësit dhe pjesëtarët e tjerë të dhomave të zhveshjes, të cilët duhet të jenë të pranishëm 2 orë përpara seancës, për të qenë gati për ardhjen e lojtarëve.

3 – Gjatë ditëve, blaugranasit do të duhet të drekojnë ekskluzivisht në dhomën e ngrënies së klubit, me një dietë të vendosur sipas parametrave të klubit.

4 – Çavi do të vendosë një kod të ashpër sjelljeje, me gjoba të parashikuara edhe për faullet e kryera në stërvitje. Kjo ide u mor direkt nga Guardiola.

5 – Do të parashikohen edhe gjoba për ata që vijnë me vonesë, të cilat do të rriten vazhdimisht në rast të gabimeve të përsëritura: gjoba e parë do të paguhet 100 euro, e dyta do të rritet në 200 e kështu me radhë.

6 – Do të ketë edhe kontroll të aktivitetit të jashtëm të skuadrës pranë ndeshjeve: lojtarët duhet të kthehen në shtëpi deri në mesnatë.

7 – Çavi do të zgjedhë lojtarët që do të dërgojë në fushë në bazë të një sistemi meritokracie. Nuk do të ketë mbajtës të përhershëm: vendi në ekip duhet të fitohet me përkushtim, si gjatë ndeshjeve ashtu edhe në stërvitje.

8 – Çavi dhe stafi i tij do të monitorojnë të gjitha aktivitetet e lojtarëve që mund të ndikojnë në performancën e tyre në fushë. Për shembull, shumë udhëtime private do të ndalohen.

9 – Të gjitha aktivitetet potencialisht të rrezikshme të lojtarëve do të ndalohen gjithashtu : Çavi dëshiron të shmangë dëmtimet në çdo mënyrë duke kufizuar lojtarët me dënime për shkelje.

10 – Së fundi, të gjithë lojtarët duhet të ruajnë imazhin e mirë të klubit : duhet të respektojnë rregullat, të përshëndesin dhe të ndërveprojnë me tifozët, të inkurajojnë ekipin dhe të shmangin sjelljet e këqija.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *