Nga “Grande Fratello” në “Big Brother VIP”/ Heidi Baci sfidon veten në shtëpinë më të famshme në Shqipëri

nga grande fratello ne big brother vip heidi baci sfidon veten ne shtepine me te famshme ne shqiperi

00:36 – 14.01.2024

Nga “Grande Fratello” në “Big Brother VIP”/ Heidi Baci sfidon veten në shtëpinë më të famshme në Shqipëri

Dy “Big Brother” njëri pas tjetrit, kjo është historia e Heidi Bacit, e cila sot i bashkohet shtpisë më të famshme në Shqipëri.

Heidi Baci ka lindur në 19 gusht 1997. Me origjinë babi i saj nga Shkodra por familja e saj ka jetuar në Durrës para se të zhvendoseshin në Itali (Pescara), në kërkim të një jete më të mirë, në vitin 1996. Heidi është lindur dhe rritur në Vasto (Pescara), një qytezë bregdetare, Itali. Gjatë periudhës së studimeve është marrë dhe me modeling.

Njohjen e gjerë me publikun italian dhe shqiptar Heidi e pati me hyrjen e saj në “Grande Fratello” në Itali në vitin 2023. Që në prezantimin e saj të parë, bukuroshja shqiptare ka treguar origjinën e saj dhe bëri për vete publikun italian.

Mediat italiane e kanë quajtur “kryefjala” e Grande Fratello-s, pasi nisi “lidhjen” me Massimiliano Varresen, 21 vite më i madh se ajo. Babai i saj hyri për ta takuar, duke i kërkuar të ndahej nga ai, dhe kështu Heidi vendosi të dilte nga ajo shtëpi.

Burimi informacionit @top-channel.tv: Lexo me shume ne : Bota Sot News www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts