Nga kancelarja Merkel te disa politikanë europianë, Shërbimi sekret i Danimarkës ndihmoi SHBA-në të spiunonte

Shërbimi sekret i Danimarkës ndihmoi SHBA-në të spiunonte politikanët evropianë, përfshirë këtu edhe kancelaren gjermane Angela Merkel nga viti 2012 në 2014, njofton BBC teksa i referohet mediave daneze.

Shërbimi i Inteligjencës së Mbrojtjes në Danimarkë bashkëpunoi me Agjencinë e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së për të mbledhur informacion, njoftojnë më tej mediat daneze. Shërbimet sekrete daneze mblodhën te dhëna edhe për zyrtarë të tjerë nga Gjermania, Franca, Suedia dhe Norvegjia. Akuza të ngjashme dolën edhe në 2013.

Në atë kohë, në bazë të sekreteve të zbuluara nga Edward Snowden pretendohej se Agjencia e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së kishte përgjuar telefonin e kancelares gjermane. Kur u bënë ato akuza, Shtëpia e Bardhë nuk dha asnjë përgjigje të plotë, por tha se telefoni i Merkelit nuk po përgjohej dhe nuk do të përgjohej, pasi Gjermania është një aleate e ngushtë e SHBA-së.

Në raportin e publikuar nga mediat daneze thuhet se inteligjenca ka hyrë në mesazhet dhe bisedat telefonike të një numri individësh të njohur duke përdorur kabllot daneze të internetit në bashkëpunim me Shërbimet Sekrete.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *