Nga kandidimi te lënia e mandatit/ Mark Marku rrëfen bisedën me Bashën: I kërkova të mos dorëhiqej. Ja çfarë mendoj për kreun e PD-së





Pasi vendosi të tërhiqej nga mandati i deputetit dhe të mos merrte pjesë në Këshillin Kombëtar të PD-së, Mark Marku ka rrëfyer arsyet e vendimit, dhe bisedën që ka pasur me kryedemokratin Basha pas humbjes në zgjedhje.

tre

Gjatë intervistës në emisionin “Opinion” në “Tv Klan” Marku tha se ishte kundër dorëheqjes së Bashës nga drejtimi i PD-së në momentet e para pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Mark Marku tha se intelektualët në politikën shqiptare i nënshtrohen dhe binden liderit të partisë duke mos u funksionalizuar.

Teksa iu kërkua një mendim për Lulzim Bashën tha se ai është një model i ri në politik por që të bëhet lider i ri duhet të marrë disa vendime.

PJESË NGA INTERVISTA

Pse zgjodhët të bëheshit deputet?

Unë vendosa të bëhem deputet. Nuk e doja realisht. E kam bërë me bindje absolute, pas kërkesave të shumta që kisha nga kryetari i PD Basha. Kisha diskutuar, sidomos muajin e fundit. U angazhova se realisht mendova se është e domosdoshme. Do më ngelte merak nëse nuk do angazhohesha.

Nëse PD do fitonte zgjedhjet, do dorëhiqëshe?

Kam shkuar pa kushte. Çështja e pushtetit të jep kosto. Nuk kam pasur asnjë prapavijë pushteti. E kam bërë si akt angazhimi intelektual. Paritë kanë nevojë për intelektualët sepse është ndër më të ulët që ka pasur në historinë e Shqipërisë. Nëse e merr intelektualin nuk mund ta bësh ushtar të partisë, ta funksionalizosh. Intelektualët që shkojnë në partitë politike sillen si më injorantët, binden, nënshtrohen, pranojnë gabimet e liderit, shndërrohen në servila. Për mua ka qenë shumë e vështirë, edhe herën e parë edhe të dytën. Ti ke përgjegjësi, por nuk ke rol. Unë nuk dua pushtet. Nuk më interesojnë postet. Unë dua të lejojnë të bëjnë gjënë që di të bësh. Këto shenja i pashë që në fillim. Unë e kisha një përvojë. Pashë shenjat, që këta të duan kur kanë nevojë dhe kur shkon aty të trajtojnë… Ata që nuk nënshtrohen ikin.

Biseda me Bashën pas zgjedhjeve

Kam biseduar me Bashën vetëm për vetëm, dhe i thashë mos jep dorëheqjen. Isha kundër dorëheqjes në momentet e para. I thashë duhet të përgatitemi mirë, sepse PD ka fituar më shumë vota, por humbja për herë të tretë e rëndonte situatën e PD-së në opozitë. I thashë jemi në situatë të rëndë dhe duhet të ndryshojmë. Reagimi i Bashës si përherë…Ai është komod në biseda. Isha kundër mbajtjes së shpejtë të zgjedhjeve dhe përgatitjes së shpejtë të Kongresit. Unë hodha disa teza në Kongres.

E vutë në dijeni Bashën për dorëheqjen?

Nuk kishte nevojë ta vija në dijeni Bashën. Kam bërë mijëra biseda me Bashën.

Çfarë mendimi keni për Bashën?

Lulzim Basha është një model i ri në politikë, por që të bëhet lider i ri duhet të marrë disa vendime. Ai ka tentuar të bëjë liderin e moderuar në një parti që ka qenë formacion tjetër. Nëse ndryshon e sjellë në pushtet PD-në. Mendoj që PD-ja duhet të ndryshojë vetë. Një nga arsyet pse dhashë dorëheqjen është se nuk shikoj shenja.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *