Nga katapultimi si këshilltar i Ballukut te shitblerjet e kompanisë/ “Evis Berberi përgjohej prej ditësh”, Lala: Tenderat e rrugëve do të ndëshkojnë zyrtarë të tjerë

nga katapultimi si keshilltar i ballukut te shitblerjet e kompanise evis berberi pergjohej prej ditesh lala tenderat e rrugeve do te ndeshkojne zyrtare te tjere
nga katapultimi si keshilltar i ballukut te shitblerjet e kompanise evis berberi pergjohej prej ditesh lala tenderat e rrugeve do te ndeshkojne zyrtare te tjere

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24 ka zbuluar detaje lidhur me arrestimin e Evis Berberit, kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar nën akuzat për korrupsion dhe pastrim parash.

Ajo zbuloi se kreu i ARRSH ishte nën vëzhgim nga Skuadra e Posaçme Operacionale për të shmangur një largim të mundshëm të tij.

Duke u ndalur te dyshimet për korrupsion dhe pastrim parash, Lala tha se në vitin 2018 Berberi ka blerë një kompani nga Valter Begaj për shumën 800 euro. Në atë moment, ajo tregoi se Berberi është katapultuar në administratë duke u bërë këshilltar dhe një nga njerëzit më të besuar të ministres Belinda Balluku.

Kompania në fjalë më pas është shitur për 500 mijë euro te shtetasja Brunilda Buli, e cila e ka shitur te Valter Begaj për 1.7 milionë euro. Ky i fundit e ka shitur te shtetasi Ervis Lami, i cili përfundimisht e ka rishitur te Begaj për zero lekë.

Evis Berberi më pas u katapultua në Agjencinë e Eficencës së Energjisë, ku ka firmosur tre tendera për Valter Begajn, për të cilin ai ka qenë edhe punonjës në një kompani të tijën.

Po ashtu ajo tha se në zbardhjen e vendimit nga gjykatësja, janë përdorur vetëm një pjesë e bisedave të Berberit dhe personave të tjerë të dyshuar, duke theksuar se ka shumë detaje dhe biseda të cilat nuk janë bërë publike.

“Skuadra e Posaçme Operacionale e ka përgjuar dhe vëzhguar Evis Berberin përgjatë ditëve të fundit kur ai ka shkuar në punë, Hetimi ka nisur në shtator të vitit të kauar nisur nga disa indicie të nisura në media. Ditët e fundit për të shmangur një largim të mundshëm edhe pse nuk ka patur, Skuadra e Posaçme Operacionale e ka mbajtur në vëzhgim.

Për t’u ndalur te dyshimet për korrupsion dhe pastrim parash, në vitin 2018 ai bleu një kompani nga Valter Begaj për 800 euro, kompania DAAM. Në atë moment katapultohet në administratë dhe bëhet njeriu më i besuar i ministres Balluku duke qenë këshilltar i saj dhe këtë kompani e shet më pas për 500 mijë euro te Brunilda Buli dhe kjo e shet te Valter Begaj për 1.7 milionë euro, ky e shet te Ervis Lami dhe ai ia rishet Begajt për zero lekë.

Në këtë kohë Berberi nga këshilltar i ballukut katapultohet në Agjencinë e Eficencës së Energjisë ku ka firmosur tre tendera për Valter Begajn. Ai ka qenë edhe punonjës i një prej kompanive të Begajt dhe kishte qenë në cilësinë e punëmarrësit me të.

Janë duke u parë lidhjet telefonike dhe në ministrinë e infrastrukturës nuk janë marrë vetëm celularët e të dyshuarve, por edhe celularë të tjerë. Në atë kohë është menduar se nuk kishin përgjime. Bisedat janë të pafundme. Tenderat e rrugëve do të ndëshkojnë edhe zyrtarë të tjerë të lartë, më lart se Berberi.

Brenda administratës ka presion të jashtëzakonshëm. Kreu i SPAK ka thënë se ka zero sinjalizime nga doganat dhe tatimet, ndërsa këto institucione kanë departamente për ruajtjen e tyre. Duket se këto struktura punojnë nën presion.

Në zbardhjen e vendimit nga gjykatësja, janë përdorur vetëm një pjesë e bisedave të zotit Berberi dhe personave të tjerë të dyshuar. Përmendet ministri, një deputet socialist. Ka shumë detaje dhe biseda të cilat nuk janë bërë publike”, zbuloi gazetarja.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts