Nga koha me familjen te detyra e fundit zyrtare, si e kaloi verën e fundit në Balmoral Mbretëresha, Elisabeth II

nga koha me familjen te detyra e fundit zyrtare si e kaloi veren e fundit ne balmoral mbreteresha elisabeth ii
nga koha me familjen te detyra e fundit zyrtare si e kaloi veren e fundit ne balmoral mbreteresha elisabeth ii

Mbretëresha Elizabeth II vdiq paqësisht të enjten në moshën 96-vjeçare, e rrethuar nga familja e saj në kështjellën Balmoral teksa i biri, tashmë Mbreti Charles III mori fronin zyrtarisht.

Një deklaratë e Pallatit Mbretëror u lëshua më vonë në orën 18:30, duke konfirmuar vdekjen e saj dhe duke shkaktuar një periudhë zie kombëtare. Mbretëresha ishte e përkushtuar ndaj shërbimit publik dhe po punonte edhe në prag të vdekjes së saj, por u tha se ajo kishte kaluar një nga verat e saj më ‘të lumtura’ në shtëpinë e saj në Aberdeenshire.

Gjatë qëndrimit të saj në Balmoral, Madhëria e Saj përveç kohës së kaluar me familjen i kushtoi vëmendje edhe detyrave mbretërore siç ishte edhe pritja e kryeministres së re të vendit, Liz Truss pas dorëheqjes së Boris Johnson.

Takimi me Liz Truss

Të martën, më 6 shtator, Mbretëresha priti kryeministren e re Liz Truss në mjedisin e shtëpisë së saj në Balmoral.

Teksa Mbretëresha thuhej se kishte probleme të vazhdueshme të lëvizshmërisë, ajo dukej e ndritshme, por e brishtë teksa përdorte një shkop për të përshëndetur liderin e partisë Konservatore. Fotografitë treguan çiftin në dhomën e gjelbër për traditën e Monarkut të ‘puthjes së duarve’ për të mirëpritur udhëheqësen e 15-të të mbretërimit të saj. Ishte hera e parë që Madhëria e Saj e kishte kryer takimin në Skoci në vend të Londrës në Buckingham Palace. Dyshja biseduan për rreth 30 minuta përpara se Mbretëresha të vizitohej nga kryeministri në largim Boris Johnson

Koha me familjen

Vera e fundit e mbretëreshës në Balmoral u tha se ishte një nga më të lumturat e saj. Sipas mediave britanike për të ka qenë një kohë kur mund të reflektonte mbi verat e mëparshme me bashkëshortin e saj 73-vjeçar, i cili vdiq prillin e kaluar gjatë pandemisë së koronavirusit.
Çdo verë, anëtarët e familjes ftohen në Skoci për të kaluar kohë me Mbretëreshën në pronën prej 50,000 hektarësh.
Është një vend ku familja mbretërore mund të veprojë si një familje normale, me pikniqe dhe barbekju. Madhëria e saj zakonisht merrte pjesë në një shërbim kishtar të së dielës në Crathie Kirk, që ndodhej në pasurinë e saj.
Megjithatë, për shkak të çështjeve të lëvizshmërisë së Mbretëreshës, ka shumë pak gjasa që ajo të ketë shkuar shumë larg ditëve të fundit. Djali i saj, tani Mbreti Charles, kishte bërë vizita të rregullta në mëngjes për të kontrolluar nënën e tij mes shqetësimeve të saj shëndetësore, së bashku me gruan e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts