Nga komunikimi satelitor te një jetëgjatësi që nuk është parë ndonjëherë/ Gjithçka duhet të dimë mbi iPhone 13 i cili prezantohet sot

Apple do të bëjë ditën e sotme prezantimin online të iPhone 13, i cili do të udhëheqë ‘sagën’ e telefonave që kanë bërë për vete një botë të tërë.

Nga gjithçka që kemi dëgjuar deri më tani, iPhone 13 do të ofrojë një ekran LTPO 120Hz në të dy modelet Pro, jetëgjatësi të përmirësuar të baterisë dhe azhurnime të konsiderueshme të kamerave shumë të rëndësishme.

Plus, iPhone 13 mund të ketë aftësinë e komunikimit satelitor (megjithëse kjo veçori mund të jetë vetëm për raste urgjente).

Ndërkohë sa i përket ngjyrave, një thashetheme e mëparshme e ngjyrave të iPhone 13 tregon katër opsione ngjyrash për iPhone 13 Pro.

Këto përfshijnë ngjyrën e zezë, argjendi, rozë dhe “ari e perëndimit të diellit”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *