Nga konferenca e përbashkët tek forumi i biznesit Shqipëri-Kosovë, zbardhet axhenda e mbledhjes së përbashkët të qeverive Rama-Kurti









Ditën e nesërme është parashikuar të mbahet në Elbasan mbledhja e përbashkët mes qeverisë së Kosovës dhe asaj shqiptare.

rama kurti

Zyra për shtyp e Kryeministrisë ka njoftuar axhendën e takimit, ku bëhet me dije se kryeministri Albin Kurti do të takohet me kryeministrin, Edi Rama në orën 10:00, ndërkohë që më pas do të vijohet me çeljen e sesionit plenar të mbledhjes së përbashkët.

Konferenca e përbashkët për shtyp mes dy kryeministrave është parashikuar në orën 11:30.

AXHENDA E MBLEDHJES SË DY QEVERIVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Elbasan, 26 nëntor 2021

09.45 – Mbërritja e delegacionit të Republikës së Kosovës

10.00 – Mbërritja e Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës (Regji + të gjitha mediat)

Në mbërritje, Kryeministri i Republikës së Kosovës mirëpritet nga Z. Edi Rama Kryeministër i Shqipërisë

Vijohet me luajtjen e himneve kombëtare dhe nderimet ushtarake nga Truproja e Nderit e Republikës së Shqipërisë

10.10 – Çelja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Shqipëri-Kosovë  (Regji)

11.20 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare  (Regji)

11.30 – Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave (Regji + të gjitha mediat)

12.05 – Foto e përbashkët(Kameraman dhe fotograf zyrtarê)

13.10 – Forumi i Biznesit Shqipëri – Kosovë(Regji)

Bashkëbisedim i Kryeministrit të Shqipërisë, Z. Edi Rama dhe Kryeministrit të

Kosovës, Z. Albin Kurti me përfaqësuesit e bizneseve

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *