
Kurban Bajrami është festuar nga besimtarët myslimanë në gjithë Shqipërinë.
Në Korçë, Fier, Berat e Kavajë, Durrës, Elbasan dhe jo vetëm, besimtarët e kanë nisur këtë mëngjes krejt ndryshe, me faljen e namazit në xhami apo dhe sheshe kryesore.
Festimet në Fier
Besimtarët myslimanë Fierakë kanë festuar Kurban Bajramin. Ndryshe nga çdo vit tjetër, këtë herë falja është bërë në sheshin qendror të qytetit, i mbushur nga qindra qytetarë, ndërsa krerët e Myftinisë së Fierit kanë përcjellë urimet për paqe dhe harmoni mes njerëzve. Kurban Bajrami u fal në orën 06:00 minuta. Ceremonisë së faljes i parapriu me fjalën e tij myftiu i Fierit Mikel Hazizolli, i cili përcolli mesazhin për më shumë paqe, mirësi, respekt e dashuri ndaj njeri-tjetrit dhe sidomos për më tepër besim, duke e konsideruar njeriun si pasurinë më të madhe të krijuar nga Zoti. Sipas tij kjo është festa e të gjithëve, për të kaluar më shumë kohë me familjen, fëmijët, të afërmit e fqinjët.
Festimet në Korçë
Falet namazi i Kurban Bajramit në qytetin e Korçës. Besimtarët myslimane në qytetin e Korçës i janë drejtuar xhamisë së vjetër historike Iljaz Bej Mirahori për të falur namazin e Kurban Bajramit. Ceremonia filloi me ligjerata te mbajtura nga imamët dhe më pas programi vijoi me faljen e namazit të Kurban Bajramit. Ceremonia u mbyll me një lutje te përbashkët ku besimtarë të shumtë kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin mesazhin e paqes, begatisë për çdo familje shqiptare.
(BalkanWeb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al