Nga korrupsioni te zgjedhjet dhe lidhjet e politikës me krimin/ Lulzim Basha zbardh takimin me delegacionin amerikan, ja çfarë u diskutua








Kreu i PD-së Lulzim Basha ka zbardhur disa nga çështjet që kanë qenë pjesë e diskutimeve gjatë takimit të djeshëm me delegacionin e Kongresit Amerikan dhe ambasadoren Yuri Kim.

basha

Kryedemokrati thotë se ndahu me ta shqetësimet për korrupsionin dhe masakrën zgjedhore në Shqipëri, si dhe lidhjet e politikës me krimin. Po ashtu tema të bisedës ishte edhe rajoni dhe situata në Kosovë.

Basha thekson përmes një mesazhi në “Twitter” se për të dhe PD-në SHBA-të janë partneri strategjik.

Kënaqësi të mirëprisja delegacionin e Kongresit amerikan dhe ambasadoren Yuri Kim dhe t’u shprehja mirënjohjen time dhe të PD për mbështetjen e jashtëzakonshme që SHBA i kanë dhënë Kombit shqiptar. Ndava me ta shqetësimin tonë për situatën në Shqipëri, nivelin e lartë të korrupsionit, masakrën zgjedhore dhe lidhjet e politikës me krimin. Diskutuam edhe për situatën në Kosovë dhe rajon.

Mbyllja sa më e shpejtë e bisedimeve Kosovë-Serbi me njohjen reciproke, do t’i shërbente paqes dhe stabilitetit në rajon, që sot mbetet i brishtë. Ritheksova se për mua dhe PD, SHBA janë partneri ynë strategjik dhe bashkëpunimi sa më i ngushtë ekonomik, politik dhe në fushën e sigurisë është prioritet kryesor i yni”, deklaron Basha në lidhje me takimin.

basha 2 basha 3

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *