“Nga KQZ nuk kishte asnjë problem”/ Meta: Zgjedhjet e 25 prillit vërtetuan shqetësimet e Presidentit! Ja iniciativat që kam ndërmarrë








Presidenti Ilir Meta ka renditur disa prej qëndrimeve që ka mbajtur ai gjatë dy viteve të fundit, për të cilat akuzohet edhe nga mazhoranca se ka kaluar mbi rolin e tij në krye të shtetit.

Në një konferencë për mediat, Meta ka lexuar argumentimet që ai ka dhënë në seancat e Gjykatës Kushtetuese, lidhur me pyetjet që janë ngritur gjatë procesit për shkarkimin e tij.

Meta thotë se zgjedhjet e 25 prillit vërtetuan shqetësimet e Presidentit, të cilat janë evidentuar dhe në raportin e OSBE/ODIHR-it.

“Zgjedhjet e 25 prillit provuan shqetësimet e Presidentit të Republikës që vërtetohen nga raporti i OSBE-së. Të gjitha faktet që provojnë rastet për blerjen e votës janë vendosur në dispozicion. I kujtova GJK-së se nuk ka pasur asnjë shqetësim nga KQZ që është administratori i zgjedhjeve. KQZ e konfirmon vetë përmes një shkrese, se 19 anëtarëve të Presidencës u është garantuar e drejta për të marrë informacion. Presidenti publikisht ka ndërmarrë disa iniciativa për të nxitur bashkëpunimin mes palëve, për të shmangur përplasjen lidhur me zgjidhjen e datës së zgjedhjeve pas 30 qershorit. Edhe gjatë situatës së pandemisë, Presidenti mori hapa për vendosjen e paqes, duke organizuar mbledhje. Presidenti ka paraqitur një platformë për integrimin europian.

Ndaj përkushtimit të Presidentit për këto hapa, qeveria shkatërroi teatrin gjatë pandemisë kur zbatoheshin kushtet e vendosura. Duke shkatërruar teatrin kombëtar, dhunës ndaj aktorëve, Presidenti u [paraqit vetë në GJykatën Kushtetuese. Iniciativat e Presidentit kanë qenë të panumërta për të evituar konfliktet, dhe për të mos ngrirë procesin e integrimit europian. Një provë e sulmit të mazhorancës evidentohet në këto foto që tregojnë propagandën e qeverisë, në kundërshtim me nenin 79 të kodit zgjedhor. Autoritetet nuk ndërmorën masat e duhura dhe kanë mbajtur anën e qeverisë. Ne i jemi drejtuar Gjykatës me një padi për të zbuluar autorët e ktyre materialeve. Lutemi t’i referohemi faqes së Presidentit” – tha Meta.

Presidenti Meta ka dhënë një koment lidhur edhe për patronazhistët.

“Këta njohin qytetarët e Shqipërisë, ushtria e patronazhistëve. Me në krye atë që ankohet për Presidentin. Sipas nenit 132 të Kushtetutës, vendimet e Gjykatës Kushtetuese, nuk vihen në diskutim. Presidenti i ka zbatuar të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Në Kushtetutë është parashikuar procedimi disiplinor është parashikuar” – tha Meta.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.