“Nga kuadri ligjor tek administrimi zgjedhor”/ Ministrja Spiropali takon kreun e OSBE-së në Shqipëri: Të gatshëm në tryezë me opozitën








elisaspiropali

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka pritur në takim kreun e prezencës së OSBE-së në vendin tonë, Vincenzo Del Monaco.

Përmes një postimi në Facebook, Spiropali shkruan se temë e bisedës ka qenë vazhdimi i reformës zgjedhore dhe zbatimin e rekomandimeve të mbetura.

Postimi i Elisa Spiropalit:

Me kryetarin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Vincenzo Del Monaco. Rekomandimet e dhëna nga OSBE/ODIHR, të adresuara në ndryshimet legjislative, reflektuan frymën pozitive në zgjedhjet e 25 Prillit.

Bisedova me z.Del Monaco për vazhdimësinë e Reformës, duke shprehur vullnetin e plotë të shumicës tonë qeverisëse në zbatimin e rekomandimeve të mbetura, duke nisur nga kuadri ligjor tek administrimi zgjjedhor, të gatshëm për t’i dakordësuar këto prioritete në tryezë me opozitën.

E përgëzova Ambasadorin për arritjen e zhvillimit të Konferencës së ardhshme të Medias së OSBE në Tiranë më 11 Tetor, një konferencë ndërkombëtare me prezencën e gazetarëve dhe rrjeteve mediatike më në zë të rajonit, ku do kem kënaqësinë të flas për disa nga sfidat tona të përbashkëta si liria e medias, dezinformimi dhe standardet më të larta të informimit të publikut.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *