Nga kureshtja e fansave tek marrëdhënia me Zhorzhinën, mamaja e Ronaldos zbulon se kur do dalë në pension sulmuesi






PanoramaSport.al/ Kristiano Ronaldo është në vitet e fundit të karrierës edhe pse vazhdon të dhurojë spektakël në nivele të lartë. Megjithatë mosha 37 vjeçare nuk premton që sulmuesi do të dominojë dhe për shumë vite të tjera dhe kureshtja e fansave është të dinë se çfarë do të bëjë ai pasi të varë këpucët në gozhdë.

fff

Kësaj pyetje i është përgjigjur njeriu që e njeh më mirë se kushdo portugezin. Po flasim për mamanë e tij Dolores Aveiro. Në një intervistë për mediat ajo ka folur për të ardhmen e të birit, por dhe për marrëdhënien me Xhorxhina Rodrigezin.

“Ronaldo do vazhdojë të luajë deri në 40 vjeç dhe më pas do të shijojë jetën. Një e ardhme si trajner? Ai nuk e ka atë ambicie.”

Marrëdhënia me të fejuarën e Ronaldos, Xhorxhina Rodrigez
“Ajo është një vajzë e mirë. Fëmijët kanë kujdestare, të cilat bëjnë shumë gjëra. Xhorxhina është një mbështetëse e madhe e Ronaldos dhe për këtë nuk ka dyshim.”

A e ndjek Dolores futbollin?

“Unë e dua futbollin edhe nëse Ronaldo nuk luan, unë përsëri e ndjek. Do të doja që ta shikoja tim bir me fanellën e Sporting Lisbonës edhe njëherë.”

georginageorgina3georgina rodriguez (1)georgina rodriguez cristiano ronaldogeorgina rodriguez cristiano ronaldo1

georgina rodriguez cristiano ronaldo2georgina rodriguez cristiano ronaldo3

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *