Nga Lacio te Legia, ja legjionarët që luajnë sot në kompeticionet europiane









Ditën e sotme do të luhen ndeshjet e pesta në grupe, në kompeticionin e Ligës së Europës dhe atë të Ligës së Konferencës. 16 sfida që do të zhvillohen në oraret, 18:45 dhe 21:00.

le lk

LIGA E EUROPËS

Ndeshje e rëndësishme është ajo e Lacios, ku do të udhëtojë drejt Rusisë për t’u përballur me Lokomotivën e Moskës dhe fitorja është mundësia e vetme. Në portë pritet që të luajë Thomas Strakosha, pasi ndryshe nga kampionati, tekniku Sarri i ka besuar Europën portierit të Kombëtares. Gjithashtu, edhe Hysaj me shumë mundësi do ta nisë nga minuta e parë dhe nuk do të ketë pushim pasi në kampin lacial, kjo ndeshje shihet shumë e rëndësishme. Ndërkohë, Legia e Ernest Muçit dhe Çelhakës do të luajë një finale në Angli përballë Lejsterit.

Legia ndodhet në kuotën e 6 pikëve dhe Lejster ka 5, ndaj kjo sfidë ka si motiv kualifikimin për më tej. Ernest Muçi ka mundësi që ta nisë si titullar sot, pasi vjen edhe nga një gol i shënuar në kampionat këtë fundjavë që lamë pas, ndërsa Çelhaka pritet që ta nisë nga stoli. Ndërkaq, në Ligën e Europës do të luajë edhe Myrto Uzuni, ku do të përballet me Betisin në Spanjë. Kjo ndeshje nuk ka rëndësi për Ferencvaroshin, pasi i ka humbur shanset për kualifikim, duke u renditur në vendin e fundit me zero pikë.

le

LIGA E KONFERENCËS

Në këtë kompeticion, nga legjionarët e Kombëtares pritet të luajë Marash Kumbulla, ku Roma do të presë në shtëpi ukrainasit e Zorias. Mbrojtësi e ka nisur titullar dy ndeshjet e fundit me Romën, dhe sot me shumë mundësi do të jetë nga minuta e parë. Po ashtu me PAOK-un ndaj Slovan Bratislavës në një ndeshje për kualifikim, ka mundësi që në fushë për grekët të jetë mbrojtësi Enea Mihaj.

lk

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *