Nga legjendë futbolli në furrtar e shofer taksie, Hakan Shukur: Erdogani më mori të gjithë pasurinë, më jepni një shans në Itali








Sulmuesi i famshëm turk, Hakan Shukur, u largua nga Turqia disa vite më parë, ku akuzohet se ka mbështetur FETO-n, një organizatë e cilësuar si terroriste në vend. “Situata ime është shumë e vështirë. Më morën gjithçka, pothuajse gjithçka që kisha dhe investova në Turqi”, tha Shukur, i cili fajëson presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan për të gjitha problemet e tij.

hakan shukur

Të gjitha pasuritë e tij janë ngrirë prej vitesh sepse ai foli publikisht kundër regjimit të Erdoganit. Në Kaliforni hapi një furrë buke me specialitete turke dhe filloi të punonte si shofer taksie.

“Erdogan fillimisht më kërkoi të bashkohesha me partinë e tij për të marrë më shumë vota, dhe më pas më ktheu në armik të shtetit sepse nuk ndaja pikëpamjet e tij. Ata më morën gjithçka, më dëbuan familjen, arrestuan babanë tim… Të gjithë të cilët ngritën zërin dhe kërkuan demokracinë tani po e paguajnë çmimin.

Unë u them futbollistëve të mos protestojnë sepse do të përfundojnë si unë dhe nuk do të mund të kthehen më në Turqi”, tha Shukur në një intervistë për ‘’Sportweek’’. Ish-sulmuesi ka dhe një kërkesë për miqtë e tij  në Itali: “Nëse dikush është i guximshëm për të më dhënë një shans, do të thoshte shumë për mua’’, e mbylli fjalën e tij turku.

hakan

Shukur është një nga futbollistët më të mëdhenj turq të gjitha kohërave, i cili fitoi Kupën UEFA me Gallatasarain në vitin 2000. Me Turqinë dy vjet më vonë fitoi medaljen e bronztë në Kupën e Botës në Japoni dhe Korenë e Jugut, ndërsa në nivel personal luajti me Torinon, Interin, Parmën dhe Blakburnin në Angli, por askund nuk la gjurmë si në Stamboll. Ai luajti 112 ndeshje për Turqinë dhe shënoi 51 gola.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.