Nga liga e dytë franceze në finale të Champions-it. Historia e veçantë e Kante dhe Mahrez, ish-shokët e skuadrës që do të luajnë si kundërshtar në Stamboll



Finalja e Ligës së Kampionëve do të vendoset midis skuadrave anglezë të Mançester Sitit dhe Çelsit.

kante mahrey

E veçanta e finales është se do të përballen së bashku dy ish-shokë skuadre, Ngolo Kante dhe Riad Mahrez. Dyshja ka luajtur për Lestër Sitin para se të bënin hapin e madh në karrierë duke u transferuar tek skuadrat më të mëdha angleze. Kante dhe Mahrez ishin lojtarët kyç kur Lestëri fitoi Premier Ligën në vitin 2016.

Historia është e veçante pasi të dy lojtarët deri në moshën 23 vjeçare luanin në Ligën e dytë franceze, përkatësisht mesfushori Kante lunate për Kanën ndërsa Mahrez për Lë Havren. Lestëri i ndoqi me kujdes dhe i transferoi të dy për shumën e kombinuar të 6 milion eurove duke i shitur më pas 110 milion euro.

Dy ish-shokët e skuadrës do të përballën më 29 maj në Stamboll të Turqisë në finale e madhe për të kërkuar lavdinë me ekipet e tyre, por miqësia dhe historia e jashtëzakonshme e rritjes futbollistike të tyre do të jetë në zemër të tifozëve të futbollit.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *