Nga marrëdhënia me nusen e saj, Georgina Rodriguez dhe pensionimi i yllit portugez, mamaja e Ronaldos zbulon gjithçka për të ardhmen e sulmuesit






Cristiano Ronaldo është në vitet e fundit të karrierës edhe pse vazhdon të dhurojë spektakël në nivele të lartë. Megjithatë mosha 37 vjeçare nuk premton që sulmuesi do të dominojë dhe për shumë vite të tjera dhe kureshtja e fansave është të dinë se çfarë do të bëjë ai pasi të varë këpucët në gozhdë.

fff

Kësaj pyetje i është përgjigjur njeriu që e njeh më mirë se kushdo portugezin. Po flasim për mamanë e tij Dolores Aveiro. Në një intervistë për mediat ajo ka folur për të ardhmen e të birit, por dhe për marrëdhënien me Georgina Rodriguez.

“Ronaldo do vazhdojë të luajë deri në 40 vjeç dhe më pas do të shijojë jetën. Një e ardhme si trajner? Ai nuk e ka atë ambicie”, tha ajo.

georgina-ronaldo

Marrëdhënia me të fejuarën e Ronaldos, Georgina Rodriguez

“Ajo është një vajzë e mirë. Fëmijët kanë kujdestare, të cilat bëjnë shumë gjëra. Georgina është një mbështetëse e madhe e Ronaldos dhe për këtë nuk ka dyshim.”

A e ndjek Dolores futbollin?

“Unë e dua futbollin edhe nëse Ronaldo nuk luan, unë përsëri e ndjek. Do të doja që ta shikoja tim bir me fanellën e Sporting Lisbonës edhe njëherë.”

PANORAMASPORT.AL

georgina georgina3 georgina rodriguez (1) georgina rodriguez cristiano ronaldo georgina rodriguez cristiano ronaldo1 georgina rodriguez cristiano ronaldo2 georgina rodriguez cristiano ronaldo3

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *