Nga marrëveshja 5G, te “non grata” e Sali Berishës dhe përfshirja e Shqipërisë në…Si SHBA po ndërhyn në vendin tonë






Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë angazhuar si asnjëherë më parë për të ndërhyrë në Shqipëri në një sërë çështjesh të rëndësishme politike dhe ekonomike. Përfshirja e drejtpërdrejt e Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken në disa momente, tregon nivelin e lartë të këtij angazhimi.

blinken-berisha-rama

Nënshkrimi i Marrëveshjes për Koordinimin e Teknologjisë 5G mes SHBAsë dhe Shqipërisë dhe vlerësimi që Blinken bëri për Shqipërinë, si një partner dhe aleat i SHBAsë është vetëm akti i fundit.

Takimi midis Blinken dhe Kryeministrit Edi Rama në Bruksel ishte tregues që SHBA-ja do të jetë gjithë sy e veshë nga Tirana zyrtare për shumë çështje të rëndësishme, duke nisur nga lufta kundër korrupsionit. Muajin e kaluar, Sekretari Amerikan shpalli “non grata” ish-Presidentin Sali Berisha dhe anëtarë të afërt të familjes së tij.

Ky ishte akti që shumë pak e prisnin, por që ndodhi, pasi Berisha ka 8 vite në opozitë dhe pa asnjë mekanizëm të pushtetit në duar.

URDHRI EKZEKUTIV

Përfshirja e Shqipërisë në Urdhrin Ekzekutiv të firmosur nga Presidenti amerikan Joe Biden për luftën kundër korrupsionit dhe cenimin e sigurisë. Në Urdhrin e Biden u ndalohet hyrja në SHBA dhe bllokohen pasuritë individëve që janë përgjegjës ose të përfshirë drejtpërdrejt ose indirekt në veprime ose politika që kërcënojnë paqen, sigurinë, stabilitetin ose integritetin territorial të çdo zone ose shteti në Ballkanin Perëndimor.

E njëjta gjë u ndodh edhe atyre që janë përgjegjës ose bashkëpunëtor, ose të përfshihej drejtpërdrejt ose indirekt në veprime ose politika që minojnë proceset demokratike ose institucionet në Ballkanin Perëndimor si dhe atyre që përgjegjës ose bashkëpunëtor në abuzim serioz të të drejtave të njeriut. Vëmendja e veçantë kushtuar luftës kundër Korrupsionit bëri që Presidenti Biden të përfshinte në Urdhrin e tij për refuzim të hyrjes në SHBA dhe konfiskim të pasurisë atyre që janë përgjegjës, bashkëpunëtor ose të përfshirë drejtpërdrejt ose indirekt në korrupsionin të lidhur me një qeveri në Ballkanin Perëndimor, ose një aktual ose ish-zyrtar i qeverisë në çdo nivel të qeverisjes, të tilla si keqpërdorimi i pasurive publike, shpronësimi i pasurive private për përfitime personale ose qëllime politike, ose ryshfet.

NON GRATA

Shpalla “non grata” edhe e ishProkurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ishKryetarit të Bashkisë Durrës Vangjush Dako dhe kreut të PSD-së Tom Doshi dhe së fundmi ishKryeministrit Sali Berisha, është hapi i madh por edhe një paralajmërim i hapur i SHBA-ve për luftën kundër korrupsionit dhe krimit ndaj çdo zyrtari në vendin tonë Ambasadorja Amerikane në Tiranë Yuri Kim shpesh herë ka deklaruar se lufta kundër korrupsionit dhe krimi i organizuar duhet dhe do të luftohen me vendosmëri, të cilën shpreson ta bëjnë organet e reja të drejtësisë.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *