Nga marrëveshja me BERZH tek Stabilizim-Asociimi, ja 3 ligjet që dekretoi Presidenti Meta








Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar sot tre ligje.

ilir meta urim

Në njoftimin zyrtar të institucionit të Presidencës thuhet se bëhet fjalë për ligjin “për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë ndërmjet Shqipërisë dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për marrëveshjen e huas ndërmjet Agjencisë së Sigurimit të Depozitave dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për linjën e kredisë për Agjencinë e Sigurimit të Depozitave””.

Po ashtu Kreu i Shtetit ka deklratuar ligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë, (huamarrësi), përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe KfË Frankfurt am Main (KfË) për mbështetjen e reformës në sektorin energjetik në Shqipëri – faza I””.

Ndërsa ligji i tretë eshte “Për ratifikimin e vendimit nr. 1/2021 të Këshillit të Stabilizim-Asociimit Bashkimi Europian – Shqipëri, që ndryshon Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, ndërmjet komuniteteve europiane dhe shteteve të tyre anëtare, nga njëra anë, dhe Republikës së Shqipërisë, nga ana tjetër, duke zëvendësuar protokollin 4 të saj në lidhje me përkufizimin e konceptit “produkte origjinuese” dhe metodat e bashkëpunimit administrativ””.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *