Nga ‘Me qetësi dhe dashuri’, te sulmet ndaj SPAK/ Meta: Reagimet e ndërkombëtarëve? Buburrecat e Ramës i kanë kërkuar ndihmë, por…

nga me qetesi dhe dashuri te sulmet ndaj spak meta reagimet e nderkombetareve buburrecat e rames i kane kerkuar ndihme por
nga me qetesi dhe dashuri te sulmet ndaj spak meta reagimet e nderkombetareve buburrecat e rames i kane kerkuar ndihme por

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta teksa u pyet nga gazetari Osman Stafa për reagimet e ndërkombëtarëve pas sulmeve që ai ka bërë ndaj zotit Dumani, theksoi se i qëndron me bindje qëndrimeve të tij.

Osman Stafa: Një shprehje e juaja thoshte; me qetësi dhe dashuri. Dashuria ka ikur prej kohësh, por duket se keni humbur dhe qetësinë. Për këto reagime ndaj Dumanit kanë reaguar dhe ambasadat. A ju kanë ndikuar qëndrimet tuaja dhe reagimet e ambasadave të huaja?
Meta:
Në qëndrimet e mia qëndrojnë bindjet e mia. Juve ju paraqita një deklaratë të zotit Dumani, ose të atij që pretendohet se është. Ajo ishte në shqip dhe anglisht. Nëse është ai zoti Dumani, se ka dhe operacione plastike, në rast se nuk është ai, kërkoj ndjesë. Jam i bindur se ata ndërkombëtarë që kanë bërë deklaratat, siç thoni ju, se unë nuk i ndjek, janë të lutur të dëgjojnë deklaratën. Ne mund të themi; na vjen shumë keq për vendet tuaja që janë kthyer shumë mbrapa. Ata bëjnë mirë, që nëse iu është kërkuar ndihmë nga buburrecat e Edi Ramës, apo kryebuburreci në drejtësi, kjo nuk na habit se deklarata të tilla kanë bërë dhe disa miq të McGonigal që merrnin lekë dhe puse nate nga Rama. Nëse është Dumani si heq asnjë presje. Nëse është sozia që mund ta ketë bërë Berisha, me qëllim për të diskretituar SPAK, është gjë tjetër.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts