Nga Mima e Pollo, te Hasa dhe Ristani, ja emrat që mungojnë në listat e PD! Gjysma e kryesisë lihet jashtë

MARIGLEN KUME/ Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha duket se nuk ka mbetur i kënaqur me performancën e shumë prej të zgjedhurve të 2017-ës.

mima-ristani-pollo-hasaPas një procesi disamujor që zgjati në selinë blu, kreu i PD-së Lulzim Basha nuk ka zgjedhur që të rikandidojë disa prej figurave të PD-së. Ndërkohë, në disa qarqe si Shkodra, Elbasani, Berati e Vlora, kreu i PD-së Lulzim Basha ka rrëzuar listat e 4 viteve më parë.

Kështu në qarkun e Shkodrës, kreu i PD-së ia besoi kreun e listës 4 vite më parë pedagogut Romeo Gurakuqi, por në këto zgjedhje për të nuk ka pasur hapësira në listë. Po kështu, edhe anëtarja e kryesisë së PD-së Izmira Ulqinaku, e cila në zgjedhjet e 2017-ës ishte e 7-a në listë në këto zgjedhje ajo është renditur poshtë asaj që konsiderohet si lista e gjelbër që përbën objektivin e PD-së.

Gjithashtu në qarkun e Shkodrës Basha nuk do të ketë në listë për kandidat për deputetë, Lorenc Lukën. Po kështu, edhe Bardh Spahia, i cili ka qenë mjaft aktiv edhe në opozitarizëm përgjatë kohës së pandemisë ka pësuar ulje në listën e PD-së. Në zgjedhjet e 25 prillit ai është renditur i 7-i në listë.

SURPRIZAT NË ELBASAN

Një tjetër qark ku kreu i PD-së Lulzim Basha ka rrëzuar listën e 2017-ës është edhe Elbasani. Në zgjedhjet e 25 prillit në listën për kandidat të PD-së në Elbasan nuk do të jetë asnjë prej atyre që u zgjodhën deputetë në zgjedhjet e kaluara.

Kryesuesi i listës në 2017, Edmond Spaho, këtë herë do të kryesojë listën e qarkut të Korçës, ndërsa anëtari i kryesisë Endri Hasa dhe Taulant Zeneli, që ishte i katërti në listën e PD-së në zgjedhjet e 2017-ës nuk figuron në listën e PD-së. Po ashtu, në listën e PD-së nuk do të jetë as ish-kandidati i PD-së, Fitim Zekthi. Këtë herë lista e Elbasanit do të kryesohet nga Gazment Bardhi, sekretar i Përgjithshëm i PD-së. Ndërkohë, risi në listën e PD-së është autorja Flutura Açka.

Emër i ri në këtë qark do të jetë edhe Lefter Gostenja, Dashnor Sula, që do të kandidojë për zonën e Peqinit e Belshit. Edhe qarku i Beratit ka pësuar një ndryshim total në krahasim nga zgjedhjet e kaluara, lista është thuajse e gjitha e re. Në këtë qark, Tomorr Alizoti futet për herë të parë në zgjedhje dhe do të pasohet me të dytin në listë nga Kasëm Mahmutaj.

Në zgjedhjet e 2017-ës, PD-ja mori vetëm një mandat, ndërsa në këto zgjedhje synon të rikuperojë minimalisht me një mandat. Në listën e PD-së për këto zgjedhje mungojnë edhe emra, si Florion Mima apo Genc Pollo. Ndonëse z. Mima ka qenë një prej bashkëpunëtorëve të Bashës për hartimin e programit ekonomik ai nuk është në asnjë vend të listës së PD-së.

Po kështu, edhe Genc Pollo, i cili u zgjodh deputet në zgjedhjet e kaluara në qarkun e Fierit, në këto zgjedhje nuk do të jetë në garë. Në listën shumë emërore të PD-së bie në sy mungesa e doktor Halim Kosovës, i cili kur kandidoi për kryetar Bashkie, mori më tepër vota në emrin personal sesa mori Partia Demokratike. Në listë bie në sy që thuajse gjysma e kryesisë së Partisë Demokratike ose janë lënë jashtë listës për kandidatë, ose janë renditur në pozicione jo të favorshme, çka vendos në pikëpyetje nëse do të dalin deputetë.

te larguarit1

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *