Nga molotovët te djegia e gomave, 60 minuta protestë para Bashkisë së Tiranës

067a5f5a 90f6 4631 a57b 6310864d2a40

Ka zgjatur rreth 60 minuta protesta e thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe PD para Bashkisë së Tiranës. Gjatë protestës, e para që nga momenti që grupimi i Sali Berishës është njohur zyrtarisht si Partia Demokratike edhe me vendim gjykate, nuk kanë munguar tensionet, përplasjet, molotovët, tymueset, por edhe uji me presion, si kundërpërgjigje e policisë.

Ashtu si edhe në protestat e mëparshme në drejtim të Bashkisë së Tiranës janë hedhur molotov dhe tymuese, më pas disa gomave iu vendos flaka, protestuesit u përpoqën të shkulnin gardhin metalik, ndërsa Policia e Shtetit ka përdorur ujë me presion ndaj protestuesve.

Nga raportimet një prej protestuesve mësohet se është ndaluar nga Policia, ndërsa ndaj forcave të rendit dhe drejtuesve të saj, janë bërë paralajmërime se do të përgjigjen personalisht për ccdo provokim dhe akt dhune ndaj protestuesve.

Tedi Blushi, Belind Këllicci, Dorjan Teliti, Klevis Balliu dhe Adriana Kalaja, paralajmëruan se protestat nuk do të ndalen, ndërsa paralajmëruan drejtuesit e Policisë së Shtetit se do të mbajnë përgjegjësi personale para qytetarëve dhe PD-së.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts