Nga muaji mars, testi PCR nuk do kërkohet më për pasagjerët që mbërrijnë në Jordani

nga muaji mars testi pcr nuk do kerkohet me per pasagjeret qe mberrijne ne jordani
nga muaji mars testi pcr nuk do kerkohet me per pasagjeret qe mberrijne ne jordani

Jordania njoftoi të enjten masa për të lehtësuar kufizimet e COVID-19.  Nga 1 marsi, qeveria do të anulojë kërkesën e testit PCR për të gjithë pasagjerët që mbërrijnë në vend.

Vendimi u njoftua nga Ministri i Shtetit i Jordanisë për Çështjet e Medias Faisal Shboul gjatë një konference të përbashkët për shtyp me ministrin e Shëndetësisë Firas Hawari, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Petra.

Shboul tha se ata që rezultojnë pozitivë për virusin do të duhet të izolohen për pesë ditë duke filluar nga data e mbledhjes së mostrës dhe do të përjashtohen nga një test tjetër PCR kur të përfundojë izolimi.

Asnjë test PCR nuk kërkohet më për ata që ndjekin koncerte, dasma apo tubime, tha ai.

Duke filluar nga e diela, arsimi në klasë do të rifillojë dhe vetëm studentët e infektuar duhet të ndjekin mësimet online, tha Shboul.

Hawari u bëri thirrje personave që kanë marrë dozën e dytë më shumë se tre muaj, të marrin dozën e tretë, në mënyrë që të rritet imuniteti ndaj virusit dhe varianteve të tij.

Ministria jordaneze e Shëndetësisë do të fillojë të vaksinojë grupmoshat 5-11 vjeç nga java e ardhshme, vuri në dukje ai.

Ai shtoi se më shumë se 70 për qind e grupit të synuar të moshës 18 vjeç e lart në Jordani kanë marrë vaksinën kundër COVID-19, ndërsa përqindja e vaksinimit në mesin e nxënësve të shkollave të moshës 12 deri në 17 vjeç qëndron në vetëm 20 për qind.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts