Nga mungesa e Bashës në seancë, te tymueset në Kuvend, ja çfarë thotë ish-kryeministri Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha në një prononcim për mediat, paralajmëroi se ky është vetëm fillimi i aksionit opozitar. Berisha u shpreh se nuk janë autorizuar nga zgjedhësit që të veprojnë si marioneta, duke theksuar se ky është vetëm fillimi.

Ish-kryeministri shtoi se mazhoranca me votimin e projekligjeve në Kuvend pa debat, tregoi fytyrën e vet.
“Ishte një formë greve. Ne nuk heqim dorë, është vetëm fillimi. Nuk kemi autorizim nga zgjedhësit tonë që të jemi si marioneta në aktivitetin tonë parlamentar. Mazhoranca tregoi fytyrën e vet, vetëm miratim nuk është ai. Kërkojmë Parlament normal.”, tha ai. Po ashtu ai ironizoi mungesën e Bashës në seancë.

“Zoti Basha vazhdon porositë e Ramës. Sa i përket lobingut, ne si parti bëmë auditin dhe rezulton se asnjë qindarkë nuk kishte shkuar dhe as kanë dalë nga arka e partisë. Pengbasha, ose zoti Peng, ia mbylli dosjen Rama.”, tha Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts