Nga muzika tek agjent merkatoje, rrëfehet portugezi Leao: Në të ardhmen dua trofe, Milani im perfekt

nga muzika tek agjent merkatoje rrefehet portugezi leao ne te ardhmen dua trofe milani im perfekt































Rafa Leao kishte kohë pa folur dhe e ka bërë për gazetarin e njohur Fabricio Romano në një portal “online”. Një intervistë ndryshe e portugezit të cilën “Panorama Sport” ua sjell në version integral.

leao

Kur e kuptoni se është momenti i duhur për të dribluar?

Instinkt. Duke luajtur në rrugë me miqtë e mi, duke parë idhujt e mi si Ronaldinjo dhe Kristiano Ronaldo, duke i provuar vazhdimisht në fushë kur isha më i ri. Tani po përpiqem të përmirësoj goditjen.

Kur e keni pasur për herë të parë ndjenjën se talenti juaj mund të jetë i veçantë?

Kur isha 16-17 vjeç. Para se të shkoja te Sportingu, pashë disa nga shokët e mi të luanin më shumë sesa unë. Më shumë minuta, më shumë ndeshje… Dhe mendova: Pse nuk po luaj?. Dy vite më vonë, gjatë parasezonit, një trajner më erdhi për të thënë: “Rafa, mund të jesh çfarë të duash, por qëndro i fokusuar”. Më ndihmoi shumë, që nga ai moment filloi rritja ime.

Keni marrë ndonjë këshillë nga Kristiano Ronaldo?

Që nuk është çështje talenti, por mentaliteti. Gjithçka varet si përgatitesh gjatë javës. Është kënaqësi, jam krenar që luaj me të në kombëtare. Ai është shembull për të gjithë.

Duket se keni një marrëdhënie të shkëlqyer me tifozët…

Kur mbërrita, ndeshjet e mia të para s’ishin në cilësinë e duhur. E ndjeja ende mbështetjen. Në fillim trajneri (Xhampaolo) nuk më aktivizonte dhe ishte e vështirë për mua. Punova fort pasi më duhej të provoja se jo vetëm që kisha talent, por edhe se mund të luaja me pasion.

Çfarë ndikimi pati Ibra në karrierën tuaj?

Le të flasim për mentalitetin gjatë stërvitjes… Gjëra që mund të duken të vogla si kontrolli i topit dhe pasimi. Ndonjëherë isha nervoz gjatë ndeshjes, por ai nuk pushonte së foluri me mua, duke më thënë të qëndroja i fokusuar, të vazhdoja dhe se goli do të vinte. Kur ke një partner si ai që të thotë gjëra të tilla, të bën të ndihesh i qetë.

Si i mbani gjallë pasionet tuaja përtej futbollit, pa pasur një ndikim negativ në fushë?

Duke bërë çdo gjë në kohën e duhur. Nëse luajmë të shtunën, sigurisht që të premten apo të enjten, nuk do të bëj asgjë tjetër, për shembull diçka për muzikën, sepse fokusi duhet të jetë në fushë.

Çfarë ka Milani që nuk e kanë klubet e tjera?

Të gjitha. Stadiumi, tifozët, pasioni, qyteti. Gjithçka, shumë gjëra.

Jeni përpjekur ndonjëherë të bindni dikë që të vijë në Milano?

Isha në kombëtare, po flisja me Kanselon. Ai luajti për Interin dhe më tha: “Më pëlqen Milani, është një klub i mirë”. Kështu i thashë: “Eja!” (qesh). Ai më tha se do të ishte e vështirë, pasi luante te Siti…

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts