Nga ndihma për familjet në nevojë te punonjësit shëndetësorë, Albin Kurti njofton vendimet e marra nga qeveria e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë me dije vendimet e marra ditën e sotme në mbledhjen e qeverisë, të ndara të 20 pika.

Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se  “sot e bëmë një hap drejt përmbushjes së njërit nga prioritetet e Qeverisë, që parasheh shtesat e fëmijëve, si një formë kontributi për rritjen e mirëqenies së tyre sociale.

“Nëpërmjet zbatimit të masave të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, po vazhdojmë mbështetjen e familjeve dhe punëtorëve që pësuan nga pandemia COVID-19”, ka shkruar Kurti.

Në vendimet e marra është edhe ndarja e 12 milionë eurovë për familjet në nevojë ku 4 milionë për përkrahjen e familjeve që humbën kryefamiljarin nga pandemia; 1 milion për sigurimin e kuponëve të ushqimit për familjet në nevojë; 7 milionë për pagesën e bebeve dhe shtesave për fëmijë.

Kurti thotë se për punonjësit shëndetësorë të cilët angazhohen pa kursim në mbrojtje të shëndetit tonë, ndamë 2 milionë e 700 mijë euro, nëpërmjet të cilave do të mund të marrin shtesën neto prej 10 për qind të pagës bazë, por jo më pak se 60 euro, për muajt gusht, shtator dhe tetor 2021.

“Miratuam vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore për zbatimin e masës për subvencionimin e kredive investive për prodhuesit vendor. Më qëllim të përmirësimit dhe efikasitetit të sistemit të asistencës sociale, si dhe zhvillimin e masave aktive të tregut të punës, shqyrtuam nismën për “Projektin e Reformës së Sistemit të Ndihmës Sociale në Kosovë”, vlera të cilit pritet të arrijë deri në 47 milionë euro”. Ofrimi i mbështetjes së viktimave që pësojnë nga dhuna e cilësdo formë është përgjegjësi dhe obligim. Andaj miratuam Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ndihmë Juridike Falas të viktimave të dhunës në familje dhe formave të tjera të dhunës, ku përfshihen edhe personat e dhunuar seksualisht gjatë luftës në Kosovë, në vitet 1998-99”- përfundon Kurti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *