Nga nesër qytetarët e Kosovës, mund të vaksinohen kundër koronavirusit pa caktuar orar

Qytetarët e Kosovës, nga nesër mund të vaksinohen kundër koronavirusit pa caktuar orarin paraprakisht. Ministria e Shëndetësisë e Kosovës njoftoi të enjten se “qytetarët mund të vaksinohen në secilën qendër të vaksinimit kudo në Kosovë, pavarësisht se cilës komunë i takojnë me vendbanim”.

Deri më tani, ata është dashur të caktojnë terminin në platformën online eKosova, për t’u vaksinuar në komunën ku banojnë. Vaksinimi kundër koronavirusit në Kosovë ka nisur në fund të marsit.

Deri të enjten janë dhënë mbi 1.5 milion vaksina, ndërsa mbi 735,000 qytetarë janë vaksinuar plotësisht. Këtë javë, Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka miratuar vaksinimin edhe të fëmijëve të moshës 12 deri në 15 vjeç, pasi deri më tash kanë mundur të vaksinohen vetëm personat mbi 16 vjeç.

Vaksinat që jepen në Kosovë janë: Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca – të dyja të miratuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Agjencia Evropiane e Barnave. Ministria e Shëndetësisë kujtoi se “këtyre ditëve është duke u bërë vaksinimi edhe përmes ekipeve mobile”, për çka, siç tha, nuk duhet caktuar termin paraprakisht.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *