Nga ngrirja e aseteve, te mbyllja e hapësirës ajrore dhe anulimi i përballjeve sportive/ Lista e plotë e sanksioneve që Shqipëria i vendosi Rusisë






Shqipëria iu bashkohet masave shtrënguese të ndërmarra nga BE kundër Rusisë, duke ndërmarrë një paketë të plotë sanksionesh ndaj Rusisë.

ukraine lufta

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, njoftoi dje se Shqipëria ka vendosur që të zbatojë disa masa për individë dhe subjekte ruse. Këto sanksione prekin 654 individë dhe 52 subjekte, ndërsa mbyllet hapësira ajrore e Shqipërisë për Rusinë.

“Iu jemi bashkuar sanksioneve individuale për ngrirjen e aseteve të individëve që shkojnë që nga Presidentit rus, ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, anëtarët e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Federatës Ruse, të cilët mbështetën njohjen e menjëhershme nga ana e Rusisë të dy zonave të kontrolluara joqeveritare të Donjeckut dhe Luhanskut, si entitete të pavarura dhe anëtarët e Dumës Shtetërore Ruse, të cilët ratifikuan vendimin e qeverisë të Traktatit të Miqësisë, Bashkëpunimit dhe Ndihmës së Ndërsjellë ndërmjet Federatës Ruse dhe këtyre dy entiteteve. Në total, këto masa kufizuese do të zbatohen për 654 individë dhe 52 subjekte. Përveç kësaj, është vendosur edhe ndalimi i udhëtimit në territorin shqiptar për personat e listuar nga BE, ndërkohë që lidhur me politikën e vizave, është në shqyrtim anulimi i politikave lehtësuese për lëvizjen e diplomatëve, zyrtarëve të tjerë rusë dhe njerëzve të biznesit”, theksoi Xhaçka.

Shqipëria do të ndalojë udhëtimin në territorin shqiptar për personat e listuar nga BE, diplomatë e zyrtarë.

“Hapësira ajrore e Republikës së Shqipërisë do të jetë e mbyllur prej mbrëmjes së sotme për të gjithë operatorët ajrorë rusë apo çdo avion të regjistruar në Rusi, me përjashtim të rasteve kur të tilla fluturime kryen për arsye emergjence, qëllime humanitare, mjekësore apo nevoja ndërshtetërore”, tha Xhaçka.

Ministrja njoftoi se “po hartojmë bazën ligjore për zbatimin e këtyre masave shtrënguese dhe se masat do të kenë karakter individual dhe ekonomik, në financë, energji, transport dhe teknologji”.

“Në Sektorin e energjisë do të ndalohet shitja, furnizimi, transferimi ose eksporti në Rusi i mallrave dhe teknologjive specifike për rafinimin e naftës dhe do të vendosë kufizime në ofrimin e shërbimeve përkatëse. Në sektorin e transportit do të ndalohet eksporti që mbulon mallrat dhe teknologjinë në industrinë e aviacionit dhe hapësirës, si dhe do të ketë një ndalim për ofrimin e shërbimeve të sigurimit dhe risigurimit dhe mirëmbajtjes në lidhje me ato mallra dhe teknologji. Do të ndalohet gjithashtu ofrimin e asistencës teknike dhe financiare përkatëse”, ishin disa nga sanksionet e tjera që vendosi Shqipëria. Pjesë e sanksioneve do të jetë edhe sektori i teknologjisë, ku do të vendosen kufizime “për eksportet e mallrave dhe teknologjisë me përdorim të dyfishtë, si dhe kufizime në eksportet e mallrave dhe teknologjisë së caktuar, të cilat mund të kontribuojnë në përmirësimin teknologjik të Rusisë në sektorin e saj të mbrojtjes dhe sigurisë”. Një tjetër sanksion është edhe vendimi që ”Shqipëria nuk do të marrë më pjesë në asnjë përballje sportive me Federatën Ruse deri në dhënien fund të pushtimit të Ukrainës”, theksoi znj. Xhaçka.

MASAT KUFIZUESE, SANKSIONET E PLOTA NDAJ RUSISË

-Masat kufizuese do të zbatohen për 654 individë dhe 52 subjekte.

-Ndalohet udhëtimi në territorin shqiptar për personat e listuar nga BE, ndërkohë që lidhur me politikën e vizave, është në shqyrtim anulimi i politikave lehtësuese për lëvizjen e diplomatëve, zyrtarëve të tjerë rusë dhe njerëzve të biznesit.

-Sanksionet ekonomike përfshijnë masa kufizuese në financë, energji, transport dhe teknologji.

-Në Sektorin e energjisë do të ndalohet shitja, furnizimi, transferimi ose eksportin në Rusi i mallrave dhe teknologjive specifike për rafinimin e naftës dhe do të vendosen kufizime në ofrimin e shërbimeve përkatëse.

-Në Sektorin e transportit do të ndalohet eksporti që mbulon mallrat dhe teknologjinë në industrinë e aviacionit dhe hapësirës, si dhe do të ketë një ndalim për ofrimin e shërbimeve të sigurimit dhe risigurimit dhe mirëmbajtjes në lidhje me ato mallra dhe teknologji.

-Do të ndalohet gjithashtu ofrimin i asistencës teknike dhe financiare përkatëse.

-Në sektorin e teknologjisë do të vendosen kufizime të mëtejshme për eksportet e mallrave dhe teknologjisë me përdorim të dyfishtë, si dhe kufizime në eksportet e mallrave dhe teknologjisë së caktuar.

-Hapësira ajrore e Republikës së Shqipërisë do të jetë e mbyllur prej mbrëmjes së sotme {djeshme} për të gjithë operatorët ajrorë rusë apo çdo avion të regjistruar në Rusi, me përjashtim të rasteve kur të tilla fluturime kryen për arsye emergjence, qëllime humanitare, mjekësore apo nevoja ndërshtetërore.

-Shqipëria nuk do të marrë më pjesë në asnjë përballje sportive me Federatën Ruse deri në dhënien fund të pushtimit të Ukrainës.

-Jemi duke punuar për ofrimin brenda mundësive tona të ndihmave materiale ushtarake, spitalore etj. për Ukrainën.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.