“Nga njëra dorë e heqin, nga tjetra e japin kanabisin”, nënkryetarja e PL: Qeveria e ka kthyer vendin në Kolumbinë e Europës

nga njera dore e heqin nga tjetra e japin kanabisin nenkryetarja e pl qeveria e ka kthyer vendin ne kolumbine e europes
nga njera dore e heqin nga tjetra e japin kanabisin nenkryetarja e pl qeveria e ka kthyer vendin ne kolumbine e europes

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho në një deklaratë për mediat është shprehur se prej vitesh të rinjve shqiptarë droga u serviret në mjediset e shkollës.

Ajo u shpreh se operacioni që po propagandohet me bujë si sukses nuk është gjë tjetër veçse tregues i dështimit spektakolar të mekanizmave parandalues që duhej të garantonin sigurinë dhe shëndetin e fëmijëve në institucionet arsimore të gjithë vendit.

Xhixho shtoi se Qeveria e ka kthyer vendin në Kolumbinë e Europës dhe se i ka dhënë provat se aleancën me bandat e drogës që nuk e ka shkëputur asnjëherë.

Deklarata e plotë:

Të nderuar qytetarë,
Arsimi sot është më i rrënuar se kurrë.
Shpopullimi i ka zbrazur shkollat e sistemit parauniversitar, këtë vit mungojnë mbi 2 mijë nxenes në bankat e shkolles.
Sikur të mos mjaftonte sistemi me 1001 e probleme, shumë larg edhe standarteve te rajonit, e sikur të mos mjaftonin pamundësitë financiare të prindërve, prej vitesh të rinjve shqiptarë droga u serviret në mjediset e shkolles.
Ka disa ditë që në media raportohet arrestimi i dhjetëra shpërndarësve të drogës në afërsi të shkollave të vendit.
Por pyetja qe shtrohet sot nga te gjithe eshte: Kush e shkaktoi kete situate alarmante ne mjediset arsimore shqiptare?

Operacioni që po propagandohet me bujë si sukses nuk është gjë tjetër veçse tregues i dështimit spektakolar të mekanizmave parandalues që duhej të garantonin sigurinë dhe shëndetin e fëmijëve tanë në institucionet arsimore të gjithë vendit.
Tregu i drogës në shkolla nuk u krijua brenda natës ,por eshte mbi te gjitha pasoje e kesaj qeverie qe jo vetem nuk e dekurajoi, por frymezoi bandat e droges ne vend.
Policimi ne komunitet ka dështuar ! Kjo qeveri ka pergjegjesine kryesore per kete situate uluritese per te rinjtë tane.
Rezultatet e aksionit që Policia e Shtetit na tregon çdo ditë janë thjesht numra provizorë.

Kjo qeveri që e ka kthyer vendin në Kolumbinë e Europës i ka dhënë provat se aleancën me bandat e drogës nuk e ka shkëputur asnjëherë. Droga ka pushtuar qeverisjen e vendit dhe fondet publike prej vitesh.
Jeta dhe shëndeti i fëmijëve dhe të rinjve shqiptarë është sot në rrezik!

Në këto kushte, nese vertet kjo maxhorance do e kishte te vertete luften me drogen te marri nje vendim sot , te tërheqi urgjentisht ligjin për kanabisin, si një kërcënim madhor për mijëra fëmijë e të rinj në mbarë vendin.
Kjo plagë e madhe që është hapur te brezi i ri nuk mund të mbyllet ,ndërsa forma të reja të lëndës narkotike u ofrohen fëmijëve e të rinjve, tashmë edhe me bekimin e ligjit. Me një dorë ua heqin sot e me tjetrën do t’ua servirin nesër.
Siç ndodhi me lojërat e fatit, të cilat kjo qeveri po i rikthen sërish bashkë me plagët sociale që ato hapin.
Ata pak të rinj që kanë mbetur në vend janë sot të sfiduar nga qeveria e vet.
Pasojat sociale të drogës dhe lojërave të fatit do të jenë katastrofike. Dëmet e që ato shkaktojnë te të rinjtë janë në pjesën më të madhe të parikuperueshme.
Ndaj duhet te veprohet sot, dhe pse shume vone, duke i anuluar këto dy ligje!

Është urgjente që e ardhmja e brezit të ri dhe siguria e tyre të jete prioriteti yne numër 1.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts