Nga pacienti në ‘superformë’ tek kryeinfermierja ‘mike’ në Facebook, Rama në spitalin e Fierit, e ftojnë të bëjë rezonancën. Ja batutat






Kryeministri Edi Rama ishte sot në spitalin Rajonal Memorial të Fierit, ku janë kryer 100 konsultat e para, dy operacione dhe 18 pacientë janë të parët që janë shtruar në këtë spital.

Kreu i qeverisë u njoh nga afër me mënyrën e funksionimit të këtij spitali, ku po bashkëpunojnë mjekë shqiptarë dhe turq.

“Jemi akoma të rinj, spital që është ndërtuar në një kohë shumë të shkurtër e kemi bërë hapjen shpejt të spitalit. Pas 2 vjetësh mund dhe të mos e njihni spitalin kryeministër, kaq shumë kemi ndërmend të përparojmë”, iu drejtua drejtori i përgjithshëm i spitalit Ramës, kur ai pyeti “si e shikon shefi këtë punë?”.

Ndërkohë gjatë vizitës në një dhomë pacienti të sëmurë nga zemra dhe diabeti, Rama bëri humor, kur tha “po këtë pse e mbani se ky qenka në super formë”, duke iu referuar mënyrës se si i sëmuri e priti Ramën.

“Unë jam i sëmurë o kryeministër po do shërohem po ti të na rrosh, e stafi juaj, këtu qenka fantastike, qenkan florinj, punëtorë e shumë pastërti”, i tha pacienti.

Ndërkohë që vizitoi qendrën e rezonancës, Rama tha se pacienti që po e kryente vizitën kishte të njëjtin problem si ai vetë.

“Hernia diskale, qenka si unë se dhe unë e kam”.

“Ua bëjmë që tani rezonancën, kur të doni”, iu drejtua shefi i përgjithshëm Ramës, gjë që shkaktoi të qeshura.

“Mirënjohës për personelin turk, dua tu them që dhe në diskutimin që kam bërë me presidentin që në fillim kjo s’është thjesht cështje e një spitali apo shërbimi më shumë por transferim i dijes mbi të gjithë e në një farë mënyrë misioni juaj është i dyfishtë dhe për të shërbyer por dhe për t’u përcjellë kolegëve shqiptarë dijen e eksperiencën tuaj, duam që ky spital të jetë si qendër e transferimit të dijes dhe për spitale të tjera”, tha Rama.

Ndërkohë Rama zbuloi detajin që kryeinfermieren e përgjithshme, e ‘njihte’ në rrjetin social Facebook.

Rama: Kjo ishte ajo që e kisha në Facebook unë ë?

Manastirliu: Po, kryeinfermierja

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *