Nga paga stratosferike tek bonusi fiskal, ja arsyet përse Ronaldo do të vazhdojë të luajë për Juventusin






Juventusi nuk po përjeton një moment të mirë ku pas 9 vitesh është rrëzuar nga froni nga Interi ku zikaltërit janë shpallur, kampion të Italisë. Duke mos mjaftuar vetëm kjo skuadra juventine është me një këmbë jashtë Champions-it për sezonin e ardhshëm.

RONALDO 1

Dhe për këtë gjë shumë media sportive italiane aluduan për një largim të mundshëm të Kristiano Ronaldos nga Torino duke parë se pa Champions, ylli portugerz nuk mund të qëndrojë. Por sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, zbulon arsyen përse Ronaldo mund të qëndrojë tek Juventusi.

Sipas asaj që shkruan media e njohur sportive italiane, ylli luzitan përfiton rreth 31 milionë euro neto në sezon nga ku me efektet e fiskalizimit ai përfiton 25 milionë euro me bardhezinjtë një shifër që asnjë skuadër për momentin në kohën e pandemisë globale të COVID-19 duke parë dhe vështirësitë ekonomike të skuadrave të ndryshme, nuk do të mund t’ia garantonin dot atë pagë stratosferike.

Gjithsesi Ronaldo në këtë sezon ka realizuar në total 35 gola në 42 ndeshje në të gjitha kompeticionet duke qenë vendimtar për Juventusin këtë sezon.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *