Nga paga te kontrata 1+1, ja prapaskenat e emërimit të Shkëmbit te Tirana

nga paga te kontrata 11 ja prapaskenat e emerimit te shkembit te tirana

































Bledi Shkëmbi është trajneri i ri i Tiranës. Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga klubi bardheblu gjatë mbrëmjes së djeshme. Pas shumë emrash të lakuar dhe sugjerimesh që ka marrë për trajnerin e ri, më në fund presidenti Refik Halili ka vendosur për t’i besuar stolin Shkëmbit.

shkembi

Emri i korçarit ka qarkulluar si kandidat dhe është paralajmëruar nga “Panorama Sport”, bashkë me italianin Diego Longo dhe disa të huaj të tjerë. Halili ka qenë i dyzuar mes Shkëmbit dhe Longos. Megjithatë, palët kanë gjetur një marrëveshje dhe korçari është konfirmuar tashmë si trajner i Tiranës. Mësohet se kontrata do të jetë një vit, me të drejtë rinovimi edhe për një sezon tjetër. Shkëmbi do të marrë rreth 5 milionë lekë të vjetër në muaj, një pagë standarde e bardhebluve për trajnerin në vitet e fundit.

“Klubi i Futbollit Tirana njofton zyrtarizimin e trajnerit Bledi Shkëmbi në krye të pankinës bardheblu. Pas një eksperience të gjatë si lojtar i spikatur dhe trajner që e njeh mirë Superioren, klubi ka vendosur t’i besojë Shkëmbit statusin e trajnerit të ekipit të parë të KF Tirana. Klubi i uron mirëseardhje dhe shumë suksese në këtë rrugëtim”, citohej në njoftimin e klubit.

bledi shkembi

LARGIMI NGA U-17 – Shkëmbi ka sqaruar raportin me FSHF-në për vazhdimësinë te U-17. Dje në mbledhjen e zhvilluar me drejtorin teknik, Fulvio Pea, ai ka marrë miratimin për t’u liruar nga posti i trajnerit të Kombëtares U-17 edhe nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Në të kaluarën, Shkëmbi ka drejtuar Lirinë e Prizrenit, Teutën dy herë, Ballkanin në Kosovë dhe Dinamon. Kohët e fundit ai ka qenë trajner i Kombëtares U19, ndërsa drejtoi kuqezinjtë U17 në vetëm dy miqësore me Malin e Zi.

STATISTIKAT – Në total, Shkëmbi ka drejtuar 137 ndeshje si trajner. Rezultatet më të mira i ka pasur me Teutën dhe Ballkanin. Me këta të fundit ka marrë 1.93 pikë për takim, ndërsa me durrsakët 1.44. Në dy aventurat e fundit, ai s’ia ka dalë dot të mbyllë sezonin.

OLSI AVDIAJ  – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts